Çuçi e shpall Saimir Hoxhën dëshmor, rrjeti: Modeli juaj frymëzon krim

Çuçi e shpall Saimir Hoxhën dëshmor, rrjeti: Modeli juaj frymëzon krim

20:17, 28/09/2021
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, reagoi sërish për vrasjen e oficerit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë aksionit për zbulimin e parcelave të kanabisit në Ishull Lezhë.

Në një konferencë nga Ministria, Çuçi i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të vijojë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa theksoi se kanë nisur procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të oficerit të rënë në krye të detyrës, 44-vjeçarit Hoxha, i cili u ekzekutua me plumb në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama.

“Autori i ngjarjes, Aldi Rama, një i ri i dënuar më herët në fushën e narkotikëve, u neutralizua pas disa orësh rrethim nga forcat speciale të policisë.Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e gjithë detajeve të kësaj ngjarje të rëndë, që ka prekur dhe shokuar mbarë opinionin publik,” tha Çuçi.

Por revolta në rrjetet sociale është shumë e madhe. Sipas mijëra komentuesve, ky model i qeverisjes së Edi Ramës ofron vetëm krim.

Vrasja e policit ditën e sotme është pasojë e kanabizimit të mbarë vendit, që ka prodhuar krim dhe kapje të shtetit, thonë komentuesit.

Duke vënë në dukje faktin se kur ishte adoleshent, Aldi Rama pozonte me Edi Ramën, komentuesit thonë se ai është rritur nën pushtetin e Edi Ramës, që ka vetëm dy shembuj: krimin ose korrupsionin.

I riu që vrau policin pozonte vazhdimisht me armë, ndërsa ishte i fiksuar pasa parave të lehta.

Ekspertët druhen se kanabizimi i vendit do të vazhdojë të prodhojë pasoja të rënda edhe për një kohë të konsiderueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco