VIDEO/ Çim Peka ironizon Bashën: Quan sukses që piu kafe me Tabakun dhe Rushajn te oborri bosh i PD

VIDEO/ Çim Peka ironizon Bashën: Quan sukses që piu kafe me Tabakun dhe Rushajn te oborri bosh i PD

22:39, 27/09/2021
A+ Aa A-

Çim Peka, gazetari dhe drejtuesi i emisionit Çim Peka Live në Syri Tv, ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit disa ditë më parë publikoi në rrjetet sociale foto teksa pinte kafe me disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. 

Peka u shpreh se Basha e quan sukses kafen që ka konsumuar me dy nënkryetarët e PD, Jorida Tabaku dhe Alfred Rushaj, në oborrin përpara selisë së PD, në një kohë kur lideri historik i demokratëvbe vijon "Foltoren" dhe mbledh rreth vetes gjithnjë e më shumë demokratë.

"Prej javësh në çdo studio televizive debatohet vetëm për krizën brenda PD. Sali Berisha ka nisur një tur që quhet "Foltorja", mijëra demokratë po i bashkohen në çdo takim. Kryetari i partisë aktualisht z.Basha e konsideron sukses faktin që ka arritur të pijë kafe me Jorida Tabakun dhe Fred Rushajn te selia e PD kur oborri ishte bosh. Dhe ndërkohë sipas Bashës, në opozitë nuk ka asnjë krizë dhe sot ka propozuar ngritjen e tre komisioneve hetimore", u shpreh gazetari Peka, duke iu referuar deklaratës së Bashës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për 25 prillin, aferën e inceneratorëve dhe 120 mln eurot e Beccettit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco