VIDEO/ 'Rrëshket' Grida Duma, i kërkon Ramës të respektojë autonominë e Kosovës

VIDEO/ 'Rrëshket' Grida Duma, i kërkon Ramës të respektojë autonominë e Kosovës

21:51, 27/09/2021
A+ Aa A-

Deputetja e PD Grida Duma ka regjistruar një tjetër gafë të rëndë politike dhe jo vetëm, pasi ka folur për Kosovën dhe vizitën e Ramës në Prishtinë.

Në një intervistë televizive në News 24, Duma tha se ‘Rama duhet të respektojë autonominë e Kosovës dhe se Kosova duhet të jetë shtet autonom’.

“Urgjent duhet ridimensionuar marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën, nga pikëpamja e autonomisë së Kosovës, respektit të pushtetit dhe kryeministrit të Kosovës si njerëz, si politikanë dhe si shtet autonom që nuk ka varësi nga askush dhe nuk patronazhohet nga Shqipëria”, është shprehur Duma.

Deri tani autonominë e Kosovës e ka kërkuar Serbia, sot del dhe e kërkon Grida Duma.

Sa për dije, Kosova është Republikë, e cila e ka shpallur pavarësinë që me 17 shkurt të vitit 2008 dhe njihet nga 117 shtete në botë, si Republikë e Pavarur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alisa CAZIMI28/09/2021 01:13

E pite ishte kjo profesoresha e Lulkes.

Berti27/09/2021 23:19

Nga e kemi kete zgrata suma

Shto koment

Denonco