Strazimiri-Bashës: Nëse ke shitur më pro-amerikanin dhe pranon Dvoranin, ke një parti- bandë pazaresh

Strazimiri-Bashës: Nëse ke shitur më pro-amerikanin dhe pranon Dvoranin, ke një parti- bandë pazaresh

21:05, 27/09/2021
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD Gent Strazimiri I ka renditur një sërë arsyesh Bashës, se nëse ai i ka bërë këto gjatë tetë viteve opozitë, atëherë ka vendosur të drejtosh një parti- bandë pazaresh.

Në postimin e tij në Facebook, Strazimiti thekson se ‘nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA....

Nëse i ke bërë këto, ke vendosur të drejtosh një parti- bandë pazaresh, grabitësish, tregëtarësh të interesave kombëtare, pa të shkuar e pa moral!!!

Një të tillë ky vend ka 80 vjet që e ka dhe, e dyta është e tepërt...!

Postimi i plotë i Gent Strazimirit:

Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron kundër korrupsionit, nuk e shet luftëtarin më të paepur anti-korrupsion në 30 vjet pluralizëm...

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron në krah të njerëzve të ndershëm, nuk e shet njeriun e ndershëm, madje i vetëdijshëm që është njeri i ndershëm...

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një shtet të moralshëm, të drejtë, rregullash, ligjesh e jo njerëzish, nuk shkel me vetëdije çdo rregull të shkruar e të pashkruar, moral e politik...

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një Shqipëri siç e donin martirët antikomunistë, nuk pranon Ardian Dvoranin si "kampion të demokracisë" ...

* Nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA....

Nëse i ke bërë këto, ke vendosur të drejtosh një parti- bandë pazaresh, grabitësish, tregëtarësh të interesave kombëtare, pa të shkuar e pa moral!!!

Një të tillë ky vend ka 80 vjet që e ka dhe, e dyta është e tepërt...

Por edhe në u bëfshin 2, e dyta s'ka për të qenë kurrë Partia Demokratike!

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco