Presioni i Kim ndaj Berishës: Shefat e saj duan që të tërhiqet nga gjyqi

Presioni i Kim ndaj Berishës: Shefat e saj duan që të tërhiqet nga gjyqi

08:40, 27/09/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Pyetja që shtrohet është: Përse Ambasada Amerikane ka përqendruar të gjitha bateritë e saj tek Berisha? Përse nuk merret me “nongratat” e tjerë?!

Padyshim që përgjigja është e dukshme: Berisha ka guxuar të hedhë gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit.

Në fakt e drejta për të apeluar gjyqësisht çdo vendim administrativ është e përbotshme. Është universale. Berisha ka vendosur ta ushtrojë këtë të drejtë. Mendoj se është krejt legjitim.

Kjo nuk pëlqehet nga zoti Blinken dhe administrata e tij. Ndaj ato reagojnë.

Zonja Kim është përgjegjëse për stilin tërësisht partizan që përdor, por nuk ka dyshim që shefat e saj duan që Berisha të tërhiqet nga gjyqi. Ndaj dhe i bëjnë presion.

Sa për idenë se po luftohet korrupsioni, kjo pastaj është qesharake. “Nongratat” e tjerë kanë qenë e janë nën akuza direkt për dhënie e marrje tenderësh e koncensionesh. Fakti që nuk ndihen i bën ata “burra të mirë” ose “qingja të urtë”. Dhe “qingjat” vazhdojnë të bëjnë biznes privat me tendera e koncensione. Ambasada nuk merret me ta!

Berisha merret me gjyqe, politikë e demokraci…Bën dhe opozitë ndaj Ramës e Sorosit… “I rrezikshëm”!!

Pra bëj para me pasurinë publike sa të fryhesh e s’të thotë kush gjë. Po u more me politikë, je “i korruptuar”! Luftë kundër korrupsionit, jo shaka!!!

Në këtë moment hyjnë në lojë amerikanllëqet shqiptare. “U bë Berisha të hedhë në gjyq Amerikën”!!! “Berisha është më i korruptuar se çdo tenderxhi..” etj, etj…

Amerikanllëqet shqiptare i japin të drejtë vetes të shajnë e shpifin se ndjehen amerikanë. Më amerikanë se amerikanët madje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kudreti 28/09/2021 09:02

teper i sakte je Ylli. E dine te gjithe se nuk je ndonji perkrahes i z. Berisha por je i sakte.

Lomy27/09/2021 12:22

Pirdh illi pirdh se lirohesh…ska ngel njeri pa e mare peng ket idiotin

Muzapopullore 27/09/2021 10:56

God damn right Mr. Manjani !

Skendua27/09/2021 10:42

Brilant,......kuptohet per formatin human , me skipetaret nuk ka lidhje me arbereshet ,...PO

Korabi27/09/2021 09:07

Ilacet fallco vazhdoj te helmojn popullin por ska gje se Rama i ka premtuar Kimetes para zgjedhjev se nuk do ta fuse ne Qeveri Tomen.Akullorja vazhdo te gllabroj tendra nga Bashkia dhe ta betonizoj Durresin .Problemin e kemi me Berishen qe ka 9 vjet ne pencjon.

Tani26/09/2021 14:33

Gjithe loja me shpalljen non grata te doshit ka pasur me qitje te larget berishen. Dhe kjo smund te behej pa miratimin e bashes. Financuesi dhe hartuesi i skemes padyshim bamiresi i te majtes dhe shkateruesi i demokracive soros. Humbesit jane shqiptaret dhe sic po duket se fundmi eshe shqiptaret e kosoves.

Skrapari26/09/2021 14:22

Shyqyr qe ne Cqiperi ekziston nje intelektual i guximshem qe i thote gjerat troc. Respekt per Z. Manjani.

Shto koment

Denonco