Skandali/ Rama i nënshtrohet Vuçiç, fshin deklaratën për Kosovën

Skandali/ Rama i nënshtrohet Vuçiç, fshin deklaratën për Kosovën

23:58, 25/09/2021
A+ Aa A-

Prej disa ditësh situata në Veri të Kosovës, vijon të jetë tepër e tensionuar, pasi kryeministri Albin Kurti vendosi të zbatonte vendimin e ligjshëm, për reciprocitetin e targave.

Por, ky vendim ka sjellë zemërim të Serbisë, e cila nuk e pranon reciprocitetin, me pretendimin se ata nuk e njohin Kosovën si shtet.

Por, ajo çfarë ka ndodhur sot në Shqipëri, është një skandal i padëgjuar në 30 vite demokraci.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në një reagim në faqen e saj zyrtare, pasditen e sotme, i drejtonte thirrje Serbisë të tërhiqte forcat e armatosura nga kufiri me Kosovën.

‘Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës. Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.’-thuhej ndër të tjera në deklaratë.  

Por, vetëm pak orë pas deklaratës, ka ndodhur skandali. Ministria e Jashtme ka fshirë deklaratën, për Kosovën.

Në vend që të hiqte Serbia tanket, Rama urdhëron fshirjen e deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, për Kosovën.

Një skandal i paparë dhe i padëgjuar më parë./CNA

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rame vucic bergovic cubrollovici 26/09/2021 09:14

Po pse ju duket cudi juve, a nuk jane keto attaviste, keto bije te atyre qe aderonin partine e mugoshes dhe popovicit. A nuk eshte ky kryeminister qe ka sjelle bergovic, vucic dhe perkrah ketij plehri sulmon Ramush Haradinajn, nga Durresi se do e padise. Ky eshte tradhetar gjenetik.

t26/09/2021 08:05

Po luli e ka terheq deklaraten

N26/09/2021 06:46

Çfar nuk pret nga një antishqiptar si Edvini dhe delet qe ka zgjedhë në qeveri .

Shto koment

Denonco