Pas tensioneve në veri, Vjosa Osmani ndërpret vizitën në SHBA

Pas tensioneve në veri, Vjosa Osmani ndërpret vizitën në SHBA

22:35, 25/09/2021
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën e saj zyrtare në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, raporton syri.net Kosova.

Kështu ka bërë të ditur Bekim Kupina, nga presidenca.

“Presidentja e Republikës së Kosovë Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit”, ka shkruar Kupina.

Tutje, Kupina thotë se zyra e presidentes demanton raportimet se delegacioni përcjellës në Neë York ishte i madh.

“Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj”, ka shkruar Kupina në llogarinë e tij në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco