Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

VIDEO nga SYRI TV/ Vlonjatët kërkojnë rikthimin e Berishës: Basha të largohet nga PD

VIDEO nga SYRI TV/ Vlonjatët kërkojnë rikthimin e Berishës: Basha të largohet nga PD

21:26, 25/09/2021
A+ Aa A-

Qytetarët dhe demokratët vlonjatë kanë kërkuar rikthimin e liderit historik Sali Berisha në Partinë Demokratike duke e cilësuar si e vetmja shpresë për të bërë partinë më të fortë dhe të bashkuar. Ndërkohë të zhgënjyer, simpatizantët kërkojnë largimin sa më parë të Lulzim Bashës nga Partia Demokratike. Përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, qytetarët vlonjatë e shikojnë si një aleancë e fshehtë mes Bashës dhe Ramës për interesa personale.

Nga SYRI TV

Qytetarët dhe simpatizantët vlonjate të mbledhur për foltore e tretë për një Parti më të bashkuar, kanë deklaruar se lideri historik, Sali Berisha është shpresa e kombit shqiptar duke kërkuar rikthimi e tij në pushtet.

Ndërsa kërkojnë sa më parë largimin e Lulzim Bashës nga Partia Demokratike duke theksuar se ia nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar demokratet gjatë 8 viteve por vetëm i ka mashtruar.

Sa I përket përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar, mbështetësit e liderit historik shprehen se Basha e mori këtë vendim për interesin e tij personal dhe jo të PD si dhe e akuzuan për bashkëpunim dhe marrëveshje të fshehta me Edi Ramën

Qytetarët vlonjatë shprehen se Bashën e kanë përkrahur vetëm sepse Berisha e ka mbështetur. Ata kërkojnë një Parti Demokratike me homogjene dhe se me Bashën në krye nuk do të arrihet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco