VIDEO/ Evi Kokalari zbulon se çfarë bisedoi gjatë drekës me Yuri Kim

VIDEO/ Evi Kokalari zbulon se çfarë bisedoi gjatë drekës me Yuri Kim

21:18, 25/09/2021
A+ Aa A-

Shqiptaro-amerikania pjesë e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari dha detaje për Syri Tv edhe lidhur me drekën që pati sot në Tiranë me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, disa orë përpara se të merrte pjesë në “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha në Vlorë.

E pyetur nga gazetari Bledian Koka për detajet e takimit, Evi Kokalari tha:

'E para, më bëri përshtypje sa shpejt gazetarët marrin informacione për gjëra të tilla, me të thënë të vërtetën.

Së dyti, unë e njoh ambasadoren Kim përpara se të vinte në Shqipëri në 2020-ën dhe e konsideroj mikeshë. Ne folëm si mikesha, diskutuam shumë gjëra siç janë ngjarjet në Shqipëri, gjërat që po ndodhin në PD, por edhe ngjarjet në Amerikë.

Unë jam individ që besoj në miqësi, në shoqëritë e mira me njerëzit dhe në dialogun. Dialogu është shumë i rëndësishëm edhe nëse je në dy anë të kundërta, ku ne nuk jemi, e di që ka shumë kritika ndaj saj, por për mirë apo për keq unë e konsideroj mikeshë dhe do ta mbaj mikeshë derisa të më tregojë që mund të mos jetë personi që unë njoh.

Por unë respektin e mbaj. Unë jam amerikane dhe ajo është ambasadorja ime në Shqipëri. Kështu që, ishte një takim miqësor dhe shumë i mirë, kam idenë”, theksoi Kokalari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco