VIDEO/ Berisha: Shkuam nga humbja në humbje prej Bashës

VIDEO/ Berisha: Shkuam nga humbja në humbje prej Bashës

18:35, 25/09/2021
A+ Aa A-

Në ‘Foltoren’ që po zhvillohet në Vlorë, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha se e ka çuar PD-në nga humbja në humbje.

Sipas tij, opozita ka humbur jo se anëtarët e PD-së nuk kanë derdhur djersë, por qëndrimet e kryetarit e kanë çuar në këtë situatë.

‘Ne si opozitë kaluam nga humbja në humbje, disfata në disfatë, nga dështimi në dështim. Kjo është e vërtetë. Jo se ju nuk derdhët djersë, nuk qëndruar, por sepse drejtimi i PD-së u mbajt nga një njeri i cili pas 8 vitesh nuk arriti dot nuk mori dot as votat e vitit 2013. Në vitin 2021 jemi 12 % më pak në vota se në vitin 2013, kjo është e vërteta.

Sali Berisha ka përgjegjësinë e tij të padiskutueshme. Në vitin 2017 i kërkova Bashës të japë dorëheqjen. Në çdo dalje televizive kam thënë se standardi i humbjes është dhënia e dorëheqjes. Unë nuk ndërmora atë që prisni ju, dialogun me ju për largimin e tij.

Unë i kisha thënë atij se je lider i thyer, me aktet që ke kryer në zgjedhjet e 2017, ti nuk bëhesh dot lider. Provoje, por je i thyer. Nuk u dilet në pritë bashkëpunëtoreve, se je i pakënaqur me ty. Atyre u thuhet, por ajo nuk bëhet.

Në këtë sallë ku jemi sot kam kujtime të shumta, kemi mësuar abc e demokracisë. Këtu kishim Afrim Jupin, i cili me një grup intelektualësh drejtonte me përkushtim të madh këtë degë’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ e Vlorës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco