Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Agron Shehaj: E vërteta, ja çfarë i thashë Bashës në mbledhjen me dyer të mbyllura

Agron Shehaj: E vërteta, ja çfarë i thashë Bashës në mbledhjen me dyer të mbyllura

14:05, 25/09/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Agron Shehaj, është detyruar ta rrëfejë vetë përplasjen që ka pasur me Kryetarin e partisë, Lulzim Bashën, në mbledhjen më të fundit të grupit parlamentar, ku kanë qënë të pranishëm edhe gjashtë kryetarë të degëve të PD-së.

Pas titujve që pushtuan mediat “Ti je një hiç”, Shehaj dha sot versionin e vet të asaj që ngjau në selinë e PD ndërmjet tij dhe Bashës.

“Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, - shkroi deputeti demokrat, - ndihem i detyruar të bëj publik qendrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment,” përfundoi Shehaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana25/09/2021 14:40

Ne kete rast deputeti Agron Shehaj eshte i besueshem dhe ja vlen te mbeshtetet .

Shto koment

Denonco