'Përqendrimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, akt i ri luftënxitës i Beogradit'

'Përqendrimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, akt i ri luftënxitës i Beogradit'

13:19, 25/09/2021
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha.

Këto ditë qeveria e Kosovës, në përputhje të plotë me marrëveshjen e firmosur nga palët, domethënë Kosova dhe Beogradi në Bruksel, vendosi reciprocitetin për pajisjen me targa të përkohshme të makinave të Serbisë, që kalojnë në Kosovë njëlloj si makinat e Kosovës, që udhëtojnë në Serbi.

Ndaj këtij akti legjitim, Presidenti i serbomadhisë,Vuçiç dhe qeveria e tij, janë sjellë në mënyrë zuzare dhe konkretisht:

- Nuk kanë njohur marrëveshjen e firmosur në Bruksel nga Ivica Daçiç, e cila përcaktonte përdorimin e targave të përkohshme nga të dyja palët.

- Beogradi mobilizoi serbët e veriut të Kosovës në demonstrime dhe bllokimin e rrugëve si protestë ndaj vendimit legjitim të qeverisë së Kosovës.

- Presidenti i serbomadhisë,Vuçiç personalisht, bëri një seri deklaratash kërcënuese ndaj Kosovës për vendimin e saj.

- Ai kërcënoi, dislokoi forca të mëdha policore në kufi në pikat kufitare me Kosovën.

- Ai shpalli rifillimin e fushatës së bllokimit dhe zhbërjes së njohjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe së fundi,

- serbomadhi Vuçiç, në një akt të qartë luftënxitës dislokoi në afërsi të kufirit me Kosovën, forca ushtarake me tanke, blinda, topa dhe helikopterë, duke kërcënuar kështu direkt për zgjidhje me forcë apo many militari të krizës së shkaktuar nga mosnjohja e marrëveshjes që qeveria e tij ka firmosur në Bruksel.

⁃ Mbrëmë natën, çetnikët e tij, për të tensionuar dhe krijuar pretekste konflikti edhe më shumë mbi situatën, hodhën bomba dhe dogjën zyra në Zubin Patok.

Të gjitha këto u paraprinë nga mini-Shengeni i Novi Sadit dhe “Ballkani i Hapur” i Shkupit, de facto vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon, rrethimin e Kosovës nga klika armiqësore serbe, shqiptare, maqedonase.

U paraprinë me sulmin e turpshëm të argatit të Beogradit, Edvin Kristaq Rama ndaj Kosovës dhe kryeministrit të saj në Samitin e Nismës së Berlinit, që u mbajt në Tiranë.

Këto akte luftënxitëse të serbomadhit Vuçiç vijnë pas thirrjeve publike për luftë të jerarkëve të Kishës Serbe në Cetinë për futjen e ushtrive në Kosovë.

Si përfundim, duke mbështetur plotësisht qëndrimin e drejtë të qeverisë së Kosovës dhe qendruar pa lëkundje në krah të Republikës së Kosovës, u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë të mbështesin qëndrimin e drejtë të qeverisë së Kosovës.

Përveç kësaj, unë dënoj me ashpërsinë më të madhe qendrimin zuzar, aktet dhe veprimet luftënxitëse të Gebelsit të Millosheviçit, presidentit te serbomadhisë Vuçiç, kërcënimin e tij ndaj Kosovës, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Unë gjithashtu paralajmëroj serbomadhin Vuçiç, hiq dorë nga kërcënimet ndaj Kosovës dhe paqes në rajon sepse me këto qendrime dhe kërcënime vetëm sa po i afron vetes fundin tragjik të ish-padronit tënd Millosheviç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco