'E shkuara' e PD është histori suksesi, krenarie dhe lavdie!

'E shkuara' e PD është histori suksesi, krenarie dhe lavdie!

10:02, 25/09/2021
A+ Aa A-

Nga Edi Paloka.

“E shkuara” e PD është histori suksesi, krenarie dhe lavdie për gjithë shqiptarët!

E shkuara e PD është përmbysja e komunizmit dhe hapja e rrugës për demokraci!

E shkuara e PD është fitorja e pluralizmit në Shqipëri.

E shkuara e PD është largimi i Shqipërisë nga Lindja dhe rivendosja e marëdhënieve me SHBA e partnerët tanë natyralë, Perëndimin!

E shkuara e PD është vendosja e ekonomisë së tregut dhe lirisë së biznesit në Shqipëri!

E shkuara e PD janë anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit të vendit kandidat në BE.

E shkuara e PD është dhe celebrimi me SHBA dhe aleatët i pavarësisë së Kosovës!

E shkuara e PD janë këto dhe shumë të tjera, për të cilat jo vetëm demokratët por dhe shqiptarët duhet të ndjehen krenarë!

Prandaj ne demokratët jemi dhe shpresa e shqiptarëve për të ardhmen sepse kemi pasur një histori të lavdishme ndërkohë që kundërshtarët tanë, ata që qeverisin sot, kanë një të shkuar të zezë dhe një të tashme po aq të zezë për shqiptarët!

Ne shohim nga e ardhmja, jo duke harruar e shkelmuar të shkuarën, por duke bërë të kundërtën: duke e ngritur këtë të ardhme mbi vlerat më të mira të së shkuarës e duke shkelmuar të keqen e asaj të shkuare!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari25/09/2021 13:26

DR. BERISHA ESHTE I VETMI LIDER NE HISTORINE BOTERORE QE U RREZUA ME KRYENGRITE POPULLORE TE ARMATOSUR NE VITIN 1997 DHE ERDHI NE PUSHTET NE VITIN 2005 ME VOTEN E LIRE DHE DEMOKRATIKE TE ATYRE QE E RREZUAN NGA PUSHTETI ME ARME!!! KY AKT I VULOS PERFUNDIMISHT DHE I BEN TE PAVLEFSHME NGJARJET E 1997!! BERISHEN E AKUZOJNE QE LEJOI HAPJEN E DEPOVE TE ARMEVE NGA POPULLI I IRRITUAR NE 1997. PO SIKUR BERISHA TE KISHTE DHENE URDHER QE TE HAPEJ ZJARR NGA USHTRIA DHE NGA POLICIA DHE TE VRITESHIN TE GJITHE ATA NJEREZ QE TURRESHIN DREJT REPARTEVE USHTARAKE DHE DEPOVE TE ARMEVE, ATEHERE A DO TE AKUZOHEJ PERSERI DR. BERISHA SI PRESIDENTI I VENDIT??? A MUND TE QENDROJNE DY AKUZA TE KUNDERTA ME NJERA TJETREN??! A NUK ISHTE QEVERIA BERISHA AJO QE SOLLI NE TIRANE PRESIDENTIN E SHBA XHORXH BUSH? A NUK ISHTE QEVERIA BERISHA AJO QE E ANTARESOI SHQIPERINE NE NATO? A NUK ISHTE QEVERIA BERISHA AJO QE MUNDESOI LIBERALIZIMIN E VIZAVE, KU SOT TE GJITHE SHQIPTARET, EDHE KOMUNISTET, SOCIALISTET, RILINDASIT DHE TE GJITHE ATA QE URREJNE SALI BERISHEN LEVIZIN TE LIRE, ME DINJITET DHE SI NJEREZ NEPER VENDET E BE DHE JO NEPER FERRA, NEPER ANIJE DHE NEPER GOMONE SI REFUGJATET SIRIANE APO MAROKENE???? PO AUTOSTRADEN E KOMBIT, AUTOSTRADEN LEVAN - TEPELENE, LEVAN - VLORE, TIRANE- POGRADEC I HARRUAT O INJORANTE KOMUNISTE???!!!! PO DYFISHIMIN APO TREFISHIMIN E RROGAVE DHE PENSIONEVE E HARRUAT??? KAQ MOSMIRENJOHES JANE SHQIPTARET??? KAQ MEMORJE TE KALBUR KANE??? NESE SHQIPTARET NUK I VLERESOJNE KETO QE KA BERE SALI BERISHA PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET HALLALL TA KENE MUTIN E EDVIN RAMES EDHE PER 30 VITE TE TJERA!!!

Sazan25/09/2021 12:53

Mire ke shkruajtur ! A ja ke dhene nje kopje te ketij shkrimi Bashes ? Pasi ta lexoje ,ai mund te kuptoje se nuk ka vend per te ne PD

Shto koment

Denonco