Ballkan i Hapur, Kosovë e Bosnjëzuar

Ballkan i Hapur, Kosovë e Bosnjëzuar

22:21, 23/09/2021
A+ Aa A-

Nga Sokol Shameti 

BALLKAN I HAPUR, KOSOVË E BOSNJËZUAR

Dje serbët e treguan planin e tyre për Kosovën dhe Ballkanin (e hapur). Në Graçanicë, një fshat me 500 banorë, shpallet Republika Srpska e Kosovës. Ky fshat, ashtu si disa "Komuna" të tjera "serbe" në Kosovë, u kthye me zor në "Komunë" (ekuivalenti i 'qarkut' në Shqipëri) përmes procesit dinak të bashkimit të disa fshatrave me serbë e disa (më pak) me shqiptarë në një njësi të vetme (ku duhet gjithmonë që serbët të jenë në prevalencë).

Me sponsorizimin direkt të Presidentit të Open Balkans, Aleksandër Vuçiç, bashkëpunimin vasal të ish-drejtuesve shqiptarë në Kosovë dhe injorancën diletante të pushtetarëve në Tiranë, sot këto "Komuna" me shumicë serbe, kryesisht katunde 100-500 banorëshe, shpallin se janë kokë më vete, Bashkësi më vete, qeveri më vete e së shpejti edhe shtet më vete.

(Në foto, duken serbët e katundit Graçanicë teksa vendosin tabelën "Mirësevini në Bashkësinë e Komunave Serbe". Urojmë që 4 lëvizjet e "Ballkanit të Hapur": lëvizja e lirë e njerëzve, kapitalit, shërbimeve dhe investimeve, të vlejnë edhe në këtë shtet të ri brenda shtetit të Kosovës).

Më poshtë edhe lajmi në fjalë i publikuar me pompë në televizionin shtetëror të Vuçiçit.

https://www.rts.rs/page/stories/ci/story/1/politika/4522481/-bilbord-dobro-dosli-u-zso-policija-privosenje-.html?fbclid=IwAR0b_Fvo-lt56cD7_N0USXcoDIAoEiLXgwfDHw4B_9qFXWISJfB_BmDR6EY

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco