VIDEO/ Gjata: Berisha ka të drejtë për statutin! Zgjidhja e krizës në PD është votimi

VIDEO/ Gjata: Berisha ka të drejtë për statutin! Zgjidhja e krizës në PD është votimi

22:13, 23/09/2021
A+ Aa A-

Çlirim Gjata i ftuar në Çim Peka Live ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklataën e Bashës për mos mbledhjen e kuvendit kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe duhet kapërcyer me anë të votimit brenda partisë.

Gjata: Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë a jo. Këtu spo respektohet kushtetetuta. Më thuaj cila parti nuk ka shkelur statutet.

Politika është e tillë që nuk mund të rrinë vetëm te statuti por ka një vijë të kuqe sepse nuk mund të shkosh deri në shkelje ekstreme. Çfarë do bëjë Basha nuk e di. Është situatë shumë e rëndë në Partinë Demorkatike.

Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë. Marrëdhëniet e brendshme apo marrëdhëniet e jashtme me amerikën janë dy rrugë që duhen analizuar cila është më e rrezikshmja dhe duhet ta marrin shumë seriozisht se kush është më negativja. Ore zotëri kemi një marrëdhënie të brendshme që mund të na ngeli partia pa bazë. Na rrofshin marrëdhëniet me administratën amerikane që mbulon Shqipërinë.

Kush janë më të rëndësishme ajo që po ndodh brenda PD, a kemi nevojë ekzistenca e PD në këtë vend a duhet të qëndrojë, a është aset PD. Më vlerë kanë të rregullohet marrëdhenia e brendshme. Opozita të ngrihet në nivel opozitar.

A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco