VIDEO- SYRI TV/ Ndoka: Basha duhet të japë dorëheqje, lëvizja e Berishës ka ‘shkundur’ PD-në

VIDEO- SYRI TV/ Ndoka: Basha duhet të japë dorëheqje, lëvizja e Berishës ka ‘shkundur’ PD-në

20:22, 23/09/2021
A+ Aa A-

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, e ka cilësuar si gafë deklaratën e fundit të Lulzim Bashës, i cili u shpreh se nuk do lejonte mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Syri TV, aleati i vjetër i demokratëve dhe ish-deputet i kësaj partie, tha se lëvizja e nisur nga zoti Berisha e ka shkundur Partinë Demokratike dhe i jep shpresë ringritjes së saj. Zoti Ndoka i vlerësoi qëndrimet e fundit të Bashës si ato të një njeriu të çekuilibruar.

Nard Ndoka lëshoi kritika të forta ndaj Bashës për mosfunskionimin e koalicionit opozitar dhe tha se kreu aktual i Partisë Demokratike, nisur nga zhvillimet aktuale brenda forcës kryesore të opozitës, ka vetëm 2 mundësi zgjedhje.

Zoti Ndoka tha se dikur mendonte se Sali Berisha kishte rol në vendimmarrjet e Bashës, por tashmë ka ndryshuar mendim.

Kreu demokristian dha detaje nga mbledhjet e mbyllura te koalicionit opozitar dy vjet më parë dhe zbuloi se ish-kryeministri Berisha ishte kundër djegies së mandateve në shkurtin e vitit 2019.

Nard Ndoka komentoi edhe sinjalet e lëshuara nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste për bashkëpunim në ndryshimin e Kushtetutës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco