Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Reciprociteti, Haxhia: Veprim i duhur, nuk mundet që Kosova të nëpërkëmbet vazhdimisht

Reciprociteti, Haxhia: Veprim i duhur, nuk mundet që Kosova të nëpërkëmbet vazhdimisht

20:07, 23/09/2021
A+ Aa A-

Gazetari Blerim Haxhai nga Prishtina, në një intervistë për Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për reciprocitetin e targave të Kosovës në raport me Serbinë.

Hoxha thekson se reciprociteti ishte veprimi i duhur, duke shtuar se Kosova nuk mundet që pafundësisht të nëpërkëmbet nga Serbia.

“Situata nuk është aq shqetësuese, është bllokadë. Kosova nuk mundet që pafundësisht të mbetet e nëpërkëmbur me Serbinë. Ne duhet të sillemi me dinjitet në raport me Beogradin. Albin Kurti ka premtuar reciprocitet politik dhe ekonomik. Kurti ka marrë vetëm pak masa reciprociteti, e pritet të shikohet nëse do të marrë edhe masa të tjera të reciprocitetit.

Nuk besoj se këto veprime të Kurtit bëhen për fushatë elektorale. Por, të shikojmë nëse ky vendim do i rezistojë apo jo kohës. Situata shkon drejt përmirësimit, nëse Serbia nis të sillet normalisht. Unë shpresoj se do pasojnë masa të tjera, kjo është për fajin e Serbisë dhe serbët e Kosovës e dinë se është për faj të politikës shoviniste të Beogradit”, deklaroi Haxhia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco