VIDEO- SYRI TV/ Noka: Basha po shantazhon kryetarët e degëve

VIDEO- SYRI TV/ Noka: Basha po shantazhon kryetarët e degëve

19:52, 23/09/2021
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka u shpreh i bindur se  pavarësisht deklaratave të Lulzim Bashës, Kuvendi Kombëtar i PD-së do të mblidhet, për të vendosur shkarkimin e tij, i cili sipas Nokës nuk përfaqëson shumicën e demokratëve. Nga selia blu, Noka akuzoi kreun aktual të PD-së Lulzim Basha se po shantazhon krerët e degëve që ata të sabotojnë takimet e liderit historik Sali Berisha me bazën

Deputeti demokrat Flamur Noka është shprehur i bindur se, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet për të shkarkuar kreun aktual të selisë blu Lulzim Basha.

Flamur Noka theksoi se forumi më i lartë i Partisë Demokratike nuk do të mblidhet për të diskutuar një vendim të SHBA-ve, por për vendim personal të Lulzim Bashës, i cili sipas tij në shkelje të statutit përjashtoi nga grupi parlamentar, liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Deputeti demokrat Flamur Noka ka akuzuar kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha  se po shantazhon krererët e degëve të selisë blu në rrethe, që ata të mos marrin pjesë në takimet e liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

I pyetur, se nëse i frikësohet një përjashtimi nga Partia Demokratike, Flamur Noka theksoi se nuk i druhet një vendimi të tillë, pasi sipas tij kjo nismë i bashkon demokratët dhe i çon  drejt fitores.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco