Panariti ironizon ‘Open Balkan’: Nis vrapin me një gjyle të lidhur në këmbë dhe kjo quhet 'garë e hapur'

Panariti ironizon ‘Open Balkan’: Nis vrapin me një gjyle të lidhur në këmbë dhe kjo quhet 'garë e hapur'

19:54, 23/09/2021
A+ Aa A-

Edmond Panariti, Drejtor i Kabinetit të Presidentit të Republikës ka ironizuar ‘Open Balkan’ të iniciuar nga Vuçiç dhe Rama, duke thënë se është një garë në të cilën jemi të humbur pa u nisur.

Në postimin e tij në Facebook, Panariti thekson se produktet vendase dalin me një kosto 40% më të lartë se vendet e rajonit.

“Pra, me pak fjalë ti nis të vraposh me një gjyle të lidhur në këmbë në një garë ku të tjerët jo vetëm që i kanë këmbët e lira, por kanë marrë edhe nja dy doza “doping” për të shtuar shpejtësinë dhe për të arritur në finish atëhere kur ti je ende në mes të rrugës”, shkruan Panariti.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit:

Një garë, në të cilën je i humbur që pa u nisur!

Po çfarë gare do të fitosh në një Ballkan të hapur kur ti prodhon me kosto 40 përqind më të lartë se fqinjët e tu  nga taksat dhe tarifat e larta , dhe jo vetëm kaq por e paguan garuesin  tënd 10 herë më pak se garuesit e tjerë për të njëjtin produkt dhe për të njëjtin treg?

Pra, me pak fjalë ti nis të vraposh me një gjyle të lidhur në këmbë në një garë ku të tjerët jo vetëm që i kanë këmbët e lira, por kanë marrë edhe nja dy doza "doping" për të shtuar shpejtësinë dhe për të arritur në finish atëhere kur ti je ende në mes të rrugës.

Pa llogaritur hilet dhe mashtrimet gjatë garës, ku na hedhin fare lehtë hi syve, sepse nuk i zbulojmë ato.

Dhe ironikisht kjo quhet "garë e hapur" dhe konkurencë e lirë.

Rezultati sot në treg:

1 l qumësht UHT rajoni 87 lek llitri, 1 l qumësht UHT shqip 120 lek.

1 l vaj ulliri ekstra i virgjër shqip 700 - 900 lek litri, një litër vaj ulliri "ekstra i virgjër" importi 400 - 500 lek litri.

Etj Etj....

Ska nevojë më për koment

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco