Sherr mes PS dhe Tom Doshit për 'ndarjen e plaçkës'/ ISP: Shkelje ligjore, duhet hetim

Sherr mes PS dhe Tom Doshit për 'ndarjen e plaçkës'/ ISP: Shkelje ligjore, duhet hetim

19:03, 23/09/2021
A+ Aa A-

Debatet e ashpra brenda PS në Shkodër për emërimet politike në administratë kanë sjellë edhe reagimin e Institutit të Studimeve Politike. ‘Raste te tilla duhet të jenë objekt hetimi nga organet e drejtësisë dhe tema reflektimi për vetë PS dhe qeverinë’, thekson ISP në reagimin zyrtar.

ISP, teksa i referohet progres raportit të BE mbi Shqipërinë, thotë se legjislacioni mbi nëpunësit civile dhe ata publike parashikon mekanizma dhe praktika të qarta emërimi dhe promovimi në karriere. Por ndryshe ndodh në realitet, që sipas Institutit mënyra e emërimeve përbën një shkelje ligjore, abuzim me pushtetin, përdorim te burimeve shtetërore për motive nepotike.

“Legjislacioni mbi nëpunësit civile dhe ata publike parashikon mekanizma dhe praktika të qarta emërimi dhe promovimi në karrierë! Kështu thuhet edhe në raport progreset e BE mbi Shqipërinë dhe në retorikën politike. Midis deklarimeve dhe realitetit te ardhur nga raportimi i medias per zhvillimet ne Shkoder ekziston nje hendek i gjere, i cili pervecse devijim nga standardi, pervec konfirmimit te deformimit te rolit te partise ne raport me shtetin dhe rolit te deputeteve ne raport me poziten e tyre ligjore, si dhe pervec se konfirmim i nje aleance politike informale, përbën gjithashtu edhe shkelje ligjore, abuzim me pushtetin, përdorim të burimeve shtetërore për motive nepotike. Raste të tilla duhet të jenë objekt hetimi nga organet e drejtesisë dhe tema reflektimi për vetë PS dhe qeverinë. Kjo do të duhej të ishte pyetja dhe interesi kryesor i medias dhe publikut tek SPAK, Prokuroria, PS, qeveria dhe organet ligjzbatuese.  Koha për transparencë, koha për drejtësi, koha për llogaridhënie”, thuhet në reagim.

Çfarë ka ndodhur një ditë më parë në Shkodër

Mbledhja e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri me strukturat e PS Shkodër mbrëmjen e kaluar është shoqëruar me debate të ashpra.

Sipas mediave bëhet me dije se në fokus të këtyre debateve mes Gjiknurit dhe Sekretarin Organizativ të PS, Blendi Klosi kanë qenë punësimet, emërimi i drejtorëve, përgatitja për zgjedhjeve vendore të 2023-shit si dhe hapësira që i është lënë në punësime e emërime drejtorësh, aleatit të PS në Shkodër që është kreu i PSD, Tom Doshi i cili mori dy deputetë në këtë qark në zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë gjatë mbledhjes, Blediana Nika, anëtare e PS dhe ish drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër e cila u shkarkua pak kohë më parë, ka qenë tejet aktive duke debatuar me Gjiknurin dhe Klosin.

Këta të fundit u shprehën se nuk do ketë më emërime pa kontribut në PS, por Nika ka thënë në replikë se drejtorët PS i ka marrë nga rruga dhe se mbi 50% e punësimeve në Shkodër i ka aleatit duke nënkuptuar PSD-në e Tom Doshit.

Po ashtu Gjiknuri i kërkoi kryetarëve të bashkive të PS që pas dhjetorit të bëhen gati për zgjedhjet vendore por Gjon Gjonaj kryebashkiaku i Pukës dhe Fran Tuci kryebashkiaku i Fushë Arrësit u shprehën se nuk kanë se si të përgatisin terrenin për zgjedhjet vendore kur punësimet i merr aleati duke nënkuptuar sërish Doshin dhe PSD.

Po ashtu edhe deputeti i PS, Paulin Sterkaj ishte thuajse në të njëjtën linjë duke i thënë Gjinkurit se je djalë simpatik dhe të kam mbështetur gjithmonë, por punësimet i ka më shumë aleati. Në debatet e zhvilluara Blendi Klosi i doli në mbrojtje Tom Doshit duke thënë se partia e tij PSD ka marrë dy deputetë dhe se ajo forcë politike është në mbështetje të PS ndaj votat e aleatit duhet të ruhen gjë e cila hasi në kundërshtinë e fortë të Blediana Nikës, por edhe dy kryebashkiakëve dhe deputetit Sterkaj i cili tha se nuk pyetet për punësime apo emërime drejtorësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/09/2021 19:49

A KANE TE DREJTE TE RINJTE SHQIPTARE TE DIPLOMUAR, ME NOTA TE SHKELQYERA DHE EDULIM UNIVERSITAR QE IKIN DHE TE ARRATISEN NGA SYTE KEMBET NGA KY MUT VENDI???!!! A E SHIKON KIMETJA SE SI TOM DOSHI I "PERJASHTUAR" NGA PS DHE QEVERISJA E VENDIT PO I SHQYEN COPAT E PUSHTETIT? KU I KA KRYEMINISTRI PREMTIMET PER TE RINJTE SHQIPTARE QE MBAROJNE UNIVERSITETET DHE TE PUNESOHEN NE SHQIPERI??? ATA NUK KANE ASNJE SHANC QE TE PUNESOHEN NE ADMINISTRATEN SHTETERORE PA QENE MILITANTE, USHTARE, AKTIVISTE, KONTRIBUES DHE PATRONAZHISTE TE PARTISE. VENDET PO I ZENE KETA INJORANTET, IDIOTET DHE ANALFABETET E PS DHE PSD SE TOM DOSHIT! A E MORI VESH KETE YURI KIM OSE KIMETJA E SOROSIT??? RAMA, PASI I PAGUAN, IU MBUSH XHEPAT ME MILIONA DOLLARE DHE I PERGJON E U REGJISTRON DOSJET KRIMINALE TE GJITHE DIPLOMATEVE TE TIRANES DHE TE DERGUARVE TE BRUKSELIT, PASTAJ I TALL, I PERQESH, I SHANTAZHON DHE I VE NE DISPOZICION TE PUSHTETIT TE TIJ. PAS KESAJ ATA NUK GUXOJNE TE THONE ASNJE FJALE PER KRIMET E RAMES. A E DI KIMETJE QE KETO EMERIME PARTIAKE JANE VEPRA PENALE?? SIGURISHT QE E DI, POR NUK IA MBAN BYCA AZIATIKE QE TE FLASE!!! FUTEN NE PUNE VETEM PATRONAZHISTET E PARTISE!!! RAMA E THA PUBLIKISHT. PATRONAZHISTET JANE NDERI I PARTISE!!! LE TA MARRIN VESH PRA, VOTUESIT SHQIPTARË SOCIALISTË SE CILËT JANË RILINDASIT E VËRTETË QË KANË VOTUAR!!! KY ËSHTË SKANDALI MË I MADH QË DUHET DEMASKUAR DHE DEGJENERUAR NË ÇDO EMISION, DHE NGA 7-8 HERË NË DITË, QË SHQIPTARËT T'I THËRRASIN MENDJES DHE TË SHQYEJNË SYTË!!! KËTË DUHET TA BËSH NË ÇDO NATË DUKE NISUR QYSH SOT!! BOLL U MORËT ME LLALLËN APO ME LULIN, APO ME DEBATE KOT MË KOT, PSE IA FUTI FILANI FILANES, KUSH ËSHTË KY E KUSH ËSHTË AI. PSE FILANI VRAU GRUAN DHE PSE FILANI DHUNOI M OTRËN!!! ME ATO LE TË MERREN ORGANET E DREJTËSISË!!! MERUNI ME KËTA RRACAT E MUTIT!!! FËMIJËT TANË QË NUK JANË ME ASNJË PARTI, KANË MBARUAR SHKOLLAT SHKËLQYER ME MEDALJE ARI DHE PO RRIJNË PA PUNË, PO PUNOJNË KAMARJERË, NDËRSA ZYRAT E SHTETIT DHE ADMINISTRATËS PUBLIKE JANË MBUSHUR ME INJORANTË, IDIOTË DHE ANALFABETË PARTISH!!!! KY DEBAT I ZBARDHUR DUHET QË TË DËRGOHET TEK AVOKATI I POPULLIT DHE AVOKATI I POPULLIT DUHET TA ÇOJË NË GJYKATËN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE NË GJYKATËN PENALE TË HAGËS PËR GENOCID!!! PO, PO, KY ËSHTË TAMAM NJË GENOCID POLITIK I TMERRSHËM DHE KRIMINAL!!! ÇIM PEKA, DUHET T'I THËRRASËSH NË EMISION QË TË DY KRIMINELËT GJIKNURI DHE KLOSI!!! KY ËSHTË NJË KRIM I RËNDË!!!

Shto koment

Denonco