VIDEO/ ‘Shtyrja e fiskalizimit’, Nasto: Do ketë protesta deri në grevë urie nga biznesi

VIDEO/ ‘Shtyrja e fiskalizimit’, Nasto: Do ketë protesta deri në grevë urie nga biznesi

17:35, 23/09/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Naso ka kërcënuar me grevë urie nëse qeveria nuk shtyn procesin e fiskalizimit. 

Nasto: Qeveria shqiptare për fat të keq nuk dëgjon zërin e shoqatës së biznesit dhe grupeve të interesit. E disa herë që i kemi kërkuar qeverisë shtyrjen e afatit të procesit të fiskalizimit, të shtyhet në një periudhë pa afat deri sa të ikë pandemia dhe të rimëkëmbet ekonomia. Kjo është kërkesa e vetme dhe e panegociueshme me qeverinë shqiptare. Ska kthim mbrapa për ne, do fillojme grevat dhe protestat.

Ferko: Sa ditë i lihet kohë qeverisë shqiptare për këtë kërkesë që keni?

Nasto: Nuk kemi lënë ditën por ne si bord kemi vendosur për protestë. 1 orë protestë me mbyllje të bizneseve. Nuk do ta bëjmë publike sepse është taktikë dhe sekret i shoqatës së biznesit. Mund të jetë në Qarkun e Tiranës por edhe në të gjithë Shqipërinë. E kemi vendosur por po e mendojmë.

Do jetë një orë mbyllje qepenash, për ato biznese që nuk e mbyllin dot, do kërkojmë që mos tu shërbehet klientëve.

Ti bashkohen të gjithë kësaj greve. Nëse qeveria nuk dëgjon dhe nuk e shtyn procesin e fiskalizmit pa afat, pasi është një proces shumë kompleks. Nëse nuk dëgjon zërin e biznesit që paguajnë taksat për këtë qeveri, atëherë ne do i vazhdojmë protestat me një ditë me dy ditë me tre ditë, deri në grevë urie, nëse qeveria nuk e shtyn pa afat fiskalizimin.

Ferko: Çfarë doni të zbuloni në këtë reagim të shoqatës së biznesit?

Nasto: Kemi vendosur që një orë do të mbyllim qepenat. I bëjmë thirrje gjithë pranorëve të bizneseve që të solidarizohen me këtë protestë për të realizuar këtë kërkesë tonën që e shohim nga më të vështirat e 30 viteve. Kjo do jetë një pandemi më e madhe se pandemia e Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco