‘Lul Basha si karburant i përzierë me ujë’-Iriqi bisedon me Ylli Manjanin

‘Lul Basha si karburant i përzierë me ujë’-Iriqi bisedon me Ylli Manjanin

14:44, 23/09/2021
A+ Aa A-

Iriqi: - Ka ca ditë që po e kritikoni ashpër Bashën, ndërsa më parë e lavdëronit. Pse ndodhi ky ndryshim?

Manjani: - Unë e lavdëroj sérish. Prapë i them se ai është kampion.

Iriqi: - Kampion?

Manjani: - Po, i vetmi në botë që humb duke fituar. U bënë katër palë zgjedhje pa marrë asnjë trofe. Ama ai qesh e qesh. Pse? Se ka gllabëruar plot gjëra të tjera. Ka fituar së pari, që ua ka hedhur anëtarëve të PD-së duke u thënë se ja, do vijë gara tjetër e Rama veç po kaloi mbi trupin tim hyn në kryeministri. Ata të zinjtë nuk ndjeheshin, shihnin nga Berisha. Kur ky heshte njerëzia me gjysmw zemre e mbante sërish kryetar. Por para dy javësh Basha theu busullën e PD. Hoqi Berishën nga grupi parlamentar. Tani anëtarët s’kanë më ku të orientohen, ndaj iu sulën. Edhe unë, deri dje besoja se ky burrë, Luli pra, nuk rrente, nuk mashtronte, nuk shiste kauza. Se i besoja Berishës që e mbante nën sqetull. Po gjarpri si gjarpri. Kafshon të zotin si fillim. Ndaj jam i revoltuar.

Iriqi: - Po ti nuk bën pjesë në atë parti. Pse irritohesh?

Manjani: - Po bëj pjesë te opozita. Dhe Lulin kishim kryetar. Ai na la rrugëve e unë do flas, do them shqetësimin tim. Kush do na japë shpresë tani kur Basha ka ngelur pa nuse?

Iriqi: - Pa nuse?

Manjani: - Po, po. I ka ikur baza e Partisë. Ka ngelur si ai dhëndër ziu, që e braktisi e fejuara, por ngulte këmbë se do e bënte dasmën nga që kishte ndarë ftesat. Dhe Luli asnjë mbështetës nuk ka. Ama trash zërin para kamerave dhe pandeh se duke u hequr si amerikan do trembë demokratët. Logjikë fëminore.

Iriqi: - Beson se këtë duel e fiton Berisha?

Manjani:- Berisha në çdo garë hyn për fitore. Por me Lulin fitoi pa nisur gara. Se ndërsa Saliu preu shiritin e finishit Basha akoma nuk ka hedhur hapin e parë.

Iriqi: - Si mund ta përkufizosh Lulin e këtyre ditëve?

Manjani: - Si karburant i përzier me ujë. Që ia hedh makinës, PD-së në këtë rast, ajo ndizet, por bën veç zhurmë. I jep gaz që të ecë më shpejt, ajo shton shashkat e marmitës. Sa i afrohesh malores së parë, pra zgjedhjeve të radhës, motori nis e kuis për-për-për dhe ...fiket. Ja, ky është Lulëzimi, që për opozitën nuk lulëzoi asnjë ditë. Për vete çdo ditë. E ka vitin me katër stinë, të gjitha pranverë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco