VIDEO/ Noka: Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet për largimin e Bashës

VIDEO/ Noka: Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet për largimin e Bashës

12:44, 23/09/2021
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD Flamur Noka, i cili ka dalë hapur në krah të liderit historik të demokratëve Sali Berisha, është shprehur sot para gazetarëve se Kuvendi Kombëtar dhe Kongresi i  partisë do të mblidhet.

Deklarata e Nokës vjen si kundërpërgjigje ndaj Lulzim Bashës i cili u shpreh ditën e djeshme para gazetarëve se Kuvendi i PD nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendime të qeverisë amerikane.

“Kuvendi do të mblidhet, dhe jo për të shqyrtuar vendime të SHBA-ve, por do të mblidhet kundër Bashës. Kundër kryetarit të PD që tashmë është në minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson shumicën në PD. Është gjithçka një proces, askush në Republikën e Shqipërisë nuk mund ta ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD.”

I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur kërcënime nga ana e kreut të partisë tek anëtarët e PD që të mos marrin pjesë në takimet e Sali Berishës, Noka pohoi se ka pasur shantazhe. Sipas tij, ka organizime për të mos i hapur dyert për Berishën dhe për t’i sabotuar takimet.

PYETJE - PERGJIGJET E NOKES PER MEDIAT:

Noka: Kuvendi i Partisë Demokratike  do të mblidhet. Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe jo për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA, sepse çdokush e di që vendimet e SHBA i shqyrtojnë vetëm institucionet e SHBA por ky Kuvend do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, kundër kryetarit të PD që tani është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin e shumicës anëtarë të PD. Ia bëra me dije ta ketë parasysh se ky nuk do të jetë Kuvend kundër SHBA, por do të jetë Kuvend kundër tij. Gjithçka është një proces dhe askush në Republikën e Shqipërisë nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD për t’u shprehur: zëri i çdo demokrati do të dëgjohet, vota e çdo demokrati do të dëgjohet.

Pyetje: Në dijeni tuaj, a i është bërë presion krerëve të degëve të PD në rrethe nga ana e Lulzim Bashës për të mos qenë të pranishëm në takimet e z. Berisha?

Noka: Nga informacionet që kemi, ka disa ditë që ka filluar një tur takimesh me drejtues të degëve duke i thirrur këtu, duke i presionuar, duke u ushtruar shantazh për të mos hapur dyert për liderin historik të PD, për të bërë gjithçka për t’ia sabotuar takimet.

Kjo nuk është thjesht e turpshme, kjo është e neveritshme. Kjo tregon edhe panikun që e ka zënë kryetarin nga lëvizja e demokratëve. Ai e di shumë mirë që nuk përfaqëson shumicën, nuk përfaqëson vullnetin e demokratëve, është një pakicë e pakonsiderueshme brenda PD.

Z. Noka, me këtë retorikë të ashpër ndaj z. Basha dhe me qëndrimin që po mban ndaj z. Berisha, ai I frikësoheni një shkarkimi të mundshëm  nga ana e Lulzim Bashës? Një përjashtimi?

Noka: Unë kam 30 vjet në këtë parti. Kam ardhur që fëmijë. Po të ishte për interesat e mia, të karrierës sime, do të isha mjek onkolog si kolegët e mi dhe nuk do të kisha asnjë kokëçarje. Unë jam angazhuar në politikë për të kontribuar për vendin tim, për të ardhmen e këtij vendi, të fëmijëve të mi dhe të gjithë shqiptarëve. Jam angazhuar dhe kam sakrifikuar 30 vjet. Ajo që më dhemb sot më shumë se kushdo tjetër mua dhe të gjithëve ne që jemi në këtë lëvizje,  është fati i PD, fati i demokracisë në Shqipëri sepse Lulzim Basha me atë vendim e përçau PD-në.

Lulzim Basha me atë vendim i dha një goditje fatale kësaj force politike dhe i vetmi njeri që është sot i gëzuar nga ky vendim, është Edi Rama. Ky vendim ka çuar ujë vetëm tek mulliri i Edi Ramës. Ndaj nuk ka të bëjë me fatin e karrierës individuale të Flamur Nokës apo të çdo individi. Karriera individuale e çdo individi në PD përballë fatit të të gjithë demokratëve është zero. Përballë fatit të demokracisë në Shqipëri është zero. Sepse këtu po shkohet drejt instalimit të një sistemi politik të modelit kinez, ku opozita emërohet, drejtohet dhe kontrollohet nga mazhoranca.

Z. Noka, a rrezikojnë demokratët të shkojnë drejt një përplasjeje, ku nga njëra anë mblidhen firma për Kuvendin Kombëtar dhe nga ana tjetër kreu i partisë deklaron se pavarësisht këtyre procedurave, nuk do ta mbledhë Kuvendin?

Noka: E para, asnjë përplasje, asnjë përçarje nuk do të ketë sepse shumica e demokratëve, shumica absolute janë kundër vullnetit të shprehur të kryetarit të partisë. Kjo ishte arsye që kryetari nuk guxoi të konsultohet me strukturat, të konsultohet me institucionet apo të marrë  vendimmarrje në institucione, prandaj e mori natën dhe në mënyrë okulte, individualisht. Pra, nisma Foltorja, është ajo që po i bashkon demokratët. Ju po e shikoni, kudo Foltorja po i bashkon për një PD më të fortë, më të bashkuar, solide dhe fituese. Kjo parti që është sot nën drejtimin e z. Basha nuk është fituese. Demokratët kanë nevojë për një trupë drejtuese, për një lider, për një ekip që e çon drejt fitores dhe e bashkon, jo ai që i përçan.

A është ky z. Berisha?

Noka:  Sigurisht, z. Berisha është...

A ndiheni i tradhtuar  nga kolegët që kanë dalë në krah të vendimit të z. Basha?

Noka: Çdokush që ka dalë në krah të vendimit të z. Basha është i detyruar të dalë sepse i është kërkuar të dalë. Ju i kini parë si kanë dalë, kanë dalë të zbehur, të zvenitur, të trishtuar, asnjëri nuk ka qenë pro atij vendimi ndaj unë i mirëkuptoj çdonjërin nga kolegët e mi.

Z. Noka, deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se në Ambasadën Amerikane kanë pasur një ftesë para vendimit që z. Basha bëri për përjashtimin e z. Berisha. A keni dijeni se cilët nga deputetët e PD kanë pasur një ftesë dhe nëse për ju ka pasur të tillë?

Noka: Unë nuk kam asnjë dijeni të tillë por një dijeni e kam: që Ambasada e SHBA gjatë kësaj periudhe nuk ka mbështetur për asnjë ditë Lulzim Bashën. Ka mbështetur gjithë kohën Edi Ramën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkodrani i varfer23/09/2021 14:45

O Qim Peka , po ti je ma koqe se ky koqja!.....

Durim23/09/2021 13:05

Kryetari i PD Patos dhe Ballesh jane me Alibeajn.kunder takimit me Berishen.Edhe kur erdhi Berisha ne Fier ata nuk ishin.

Shto koment

Denonco