Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Historia/ Pse e dënuan Llallën, ish-kryeprokurorin antiamerikan

Historia/ Pse e dënuan Llallën, ish-kryeprokurorin antiamerikan

11:18, 23/09/2021
A+ Aa A-

Dënimi me burg për Adriatik Llallën, ish-Prokuror i Përgjithshëm nga viti 2012 deri në 2017 ishte paralajmëruar me kohë nga ambasadori amerikan Donald Lu. Kur Llalla u tërhoq nga sistemi i drejtësisë për të mos kaluar në veting, Donald Lu paralajmëroi ndjekjen penale për të nëpërmjet një reagimi publik. “Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu, duhet të kenë frikë dhe nga hetimet e pashmangshme penale”, shkruajti Donald Lu, të cilit iu përgjigj menjëherë prokuroria duke nisur hetimet për Llallën.

Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi Llallës dhe familjes së tij të drejtën për të udhëtuar drejt SHBA-ve dhe fill pas kësaj, Prokuroria e Durrësit nisi hetimet ndaj tij për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

SPAK i sekuestroi Llallës një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke, gjithsej 22 mijë metra katrorë në periferi të Tiranës. Llalla dështoi ta mbronte pasurinë e tij në gjykatë, ndërsa përplasja mes tij dhe ambasadorit amerikan Donald Lu pati dy arsyetime të ndryshme.

Përplasja për reformën në drejtësi

Historia e përplasjes mes Llallës dhe ambasadës amerikane nisi kur ai u etiketua si një prej kundërshtarëve të reformës në drejtësi. Në shkurt të vitit 2017, ambasadori amerikan Donald Lu tha se kryeprokurori Adriatik Llalla ka shkelur Kushtetutën e re, pasi në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dërgoi për short vetëm tre kandidatë për tre poste, duke paracaktuar fituesit.

“Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformës në drejtësi. Për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës. Populli shqiptar duhet t’i tregojë këtyre njerëzve të fuqishëm që po i vëzhgon. Partnerët ndërkombëtarë do mbështesin përpjekjet e tyre”, shtoi ambasadori.

Adriatik Llalla nuk heshti, por u përgjigj flakë për flakë, duke e cilësuar fjalën e Lu si “sulm të hapur, të paprecedentë dhe jo-diplomatik”.

Prokuroria e Përgjithshme e akuzoi ambasadorin Lu se po ushtronte shantazh ndaj institucionit për mbyllje hetimesh, përmes vendimit për heqjen e vizave ndaj disa prokurorëve. Ajo hodhi poshtë akuzat se po pengon reformën për drejtësi, por shtoi se Kushtetuta e Shqipërisë ka shumë paqartësi, “të cilat kanë shkaktuar kaos institucional të papranueshëm”.

“Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet,” thuhej në deklaratën e prokurorisë.

Prapaskenat e ndërhyrjes së ambasadorit për kompaninë Bankers

Kërkimet e Bankers për naftë shkaktuan dëme të konsiderueshme në shtëpitë e banorëve të Marinzës në vitin 2015. Prokuroria e Fierit nisi hetimet dhe asokohe mori në pyetje edhe administratorin e Bankers, ndërsa banorët kërkonin dëmshpërblime dhe investime për zonën. Por siç tregoi Adriatik Llalla më vonë, ambasadori Donald Lu, bashkë me një përfaqësues të kompanisë kanadeze u shfaq një ditë në zyrën e tij, për të kërkuar mbylljen e hetimeve.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Lalla tregoi se reforma në drejtësi ishte një pretekst për sulmet e Donald Lu. Konflikti sipas Llallës ishte personal, pasi Lu i kishte kërkuar që të mbylleshin hetimet për çështjen e Bankers Petroleum pas shpërthimit në zonën e Fierit. Këtë ndërhyrje Prokuroria e Përgjithshme e detajoi më vonë në një reagim të fortë për veprimet e ambasadorit.

“Gjithashtu, Ambasadori Lu, në më shumë se njëherë, ka ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për të mos vijuar hetimet ndaj disa kompanive, për të cilat kanë ekzistuar dyshimet se kanë shkelur ligjet shqiptare. Rasti më flagrant, i cili është i dokumentuar me shkresë zyrtare, i bere publik edhe ne media, i referohet ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, në hetimin që Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier nisi ndaj kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”. Kjo kompani akuzohej nga mediat dhe banorët e zonës ku ushtron aktivitetin se u kishte sjellë dëme të pariparueshme në pasuritë dhe shëndetin e tyre. Për këtë rast, Ambasadori Lu ka kërkuar, në kundërshtim me çdo lloj komunikimi diplomatik dhe ligjor, që hetimi të mos vijonte, pasi pasojat do të godisnin në mënyrë të drejtëpërdrejtë Prokurorin e Përgjithshëm”, thuhej në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme që i përgjigjej sulmeve të Donald Lusë.

Në intervistën në 'Opinion', Llalla konfirmoi se Lu i kishte kërkuar arrestimin e një zyrtari të lartë, por pa e nxjerrë emrin e tij. Këtë e bëri në një letër që ish-kryeprokurori i dërgoi Senatit Amerikan në 2017-ën ku shkruante se në maj të 2015-ën, Lu i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës. Pas publikimit në Lapsi.al të kësaj letre reagoi Lu që tha se kjo ishte një gënjeshtër dhe se Llalla ishte një zyrtar i korruptuar.

Si për të treguar se gjithçka ishte “OK”, Lu shkoi një ditë më pas edhe në zyrën e Presidentit Meta në një takim jashtë axhendës ku mendohet se letra e Llallës ishte në fokus të bisedës. Publikisht u fol për një takim “miqësor” dhe në “frymë pozitiviteti”.

Kërkesa për arrestimin e Berishës dhe Metës nga ambasada amerikane

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka rrëfyer në maj të këtij viti, se si ambasadorët e BE dhe SHBA i kërkuan të arrestonte Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Në intervistën për Syri Tv, Llalla tha se ishte ish-ambasadorja e BE, Romana Vlahutin që i kërkoi në zyrë që të vinte në pranga Berishën “në mënyrë që vendi të hynte në BE” ndërsa ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu i kishte bërë të njëjtën kërkesë për Metën.

“Për Berishën po, më është kërkuar që të arrestohen, një kërkesë që është bërë nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin që të arrestohet dhe të ndiqet shembulli i Kroacisë. Ajo më tha se, që Shqipëria të futet në BE duhet të ndjekë rrugën e Kroacisë dhe të arrestojë Sali Berishën dhe ti ke rastin që të tregosh forcën tënde të ndihmosh Shqipërinë të futet në BE. Ajo ka përfituar nga rasti që ishte në statusin e diplomates, sepse në kushte të tjera kjo është e patolerueshme për secilin qytetar të lirë kërkohet arrestim pa prova është absurditet që kërkon të hysh në zyrat e një shteti të pavarur dhe ti imponohesh në forma të tilla”, tha ish-prokurori i përgjithshëm, i cili pas kësaj kërkese kishte njoftuar presidentin Nishani.

Nga të gjitha këto, kuptohet lehtësisht se qëndrimet e ish prokurorit të përgjithshëm kanë qenë shpeshherë të kundërta me ato të ambasadës amerikane, ndaj edhe sot është e qartë se Llalla nuk është dënuar për asnjë luftë kundër korrupsionit, por më tepër për përballjen e drejtpërdrejtë me ambasadorin amerikan Donald Lu, të cilën as njëri as tjetri nuk e kanë fshehur ndonjëherë./ Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba23/09/2021 14:06

KY ËSHTË SKANDALI MË I MADH I DIPLOMACISË AMERIKANE DHE EVROPIANE NË SHQIPËRI!!! A E SHIKON O POPULL SHQIPTAR SE ÇFARË BËHET NË PRAPASKENAT DHE GJIRIZET DIPLOMATIKE TË SHBA DHE BE??? PAS KËTYRE DEKLARATAVE PUBLIKE DHE SHKRESAVE ZYRTARE TË KOMUNIKIMIT ZYRTAR TË ISH-KRYEPROKURORIT TË PËRGJITHSHËM ME PRESDENTIN E REPUBLIKËS, KRYETARIN E KUVENDIT TË SHQIPËRISË DHE ME SENATIT AMERIKAN, ADRIATIK LLALLËS JO VETËM QË I JEPET MBROJTJE POLITIKE DHE AZIL POLITIK NË ZVICËR POR EDHE NË SHBA NËSE AI E KËRKON!!!! JA PRA KUSH JANË BASTARDËT MAFIOZË SOROSIANO-AMERIKANË TË SHBA DHE TË BE E OSBE, SI EDHE BASTARDËT KOMUNISTO-SOROSIANË "PRO-AMERIKANË" TË NARKO-BANDËS MAFIOZE "RILINDJA"!!! PAS KËTYRE FAKTEVE DHE NGJARJEVE KAQ SKANDALOZE, TË NXEHTA, POLITIKE DHE DIPLOMATIKE NË SHQIPËRI, POPULLI DUHET TË NGRIHET URGJENTISHT NË KRYENGRITJE SA NUK ËSHTË VONË!!! KËTA MERITOJNË NJË KRYENGRITJE AQ TË FUQISHME SA QË TALEBANËT DO T'IU DUKEN LULE!!!! FOL, TREGO DHE PUBLIKO GJITHÇKA O ADRIATIK LLALLA!! DO T'I BËJE SHËRBIMIN MË TË MADH HEROIK SHQIPËRISË, DEMOKRACISË DHE POPULLIT SHQIPTAR!! KJO DUHET URGJENTISHT QË NGA SENATORËT DHE KONGRESMENËT REPUBLIKAN NË SHBA NJË NGA DEBATET DHE ÇËSHTJET MË TË NXEHTA NË SHBA KRAHAS ASAJ TË DËSHTIMIT ME TURP NË AFGANISTAN TË QEVERIVE SOROSIANE AMERIKANE!!! POSHTË SOROSIANËT!!! RROFTË DEMOKRACIA! RROFSHIN DEMOKRATËT!!!

Shqiptari23/09/2021 13:38

IK ORE KINEZ MUTI SYZHAPIK!!! O HAJDUT SOROSIAN I KORRUPTUAR!!!! SA NGA GJYQTARËT, PROKURORËT DHE PUNONJËSIT E ORGANEVE TË DREJTËSISË DHE TË POLICISË, QË U TËRHOQËN NGA VETTINGU, APO NGA ATA QË NGECËN TEK VETTINGU PO HETOHEN APO PO NDIQEN PENALISHT??? PSE NUK BËHET PARALELISHT EDHE VETTINGU I POLITIKANËVE, QEVERITARËVE DHE KRYETARËVE TË BASHKIVE??? VETTINGU JUAJ O KINEZO-AZIATIKO-AMERIKANO-SOROSIAN PO PËRDORET SI NJË ARMË POLITIKE VETËM KUNDËR KUNDËRSHTARËVE POLITIK TË SATRAPIT TË SURRELIT DHE ANTI-SOROSIANËVE SHQIPTARË!! NË NJË KOHË, KUR SOT, TË GJITHË KOMUNISTO-ENVERISTËT ANTI-AMERIKANË SHQIPTARË KANË FITUAR LLOTARITË AMERIKANE ME SHUMICË, DHE ATA QË JANË NË SHQIPËRI JANË KTHYER NË "PRO-AMERIKANË" EKSTREMISTË DHE TË VRASIN PËR QEVERINË SOROSIANE MAJTISTE AMERIKANË, NUK KA FARE KUPTIM DHE NUK QËNDRON ANTI-AMERIKANIZMI I TË DJATHËVE SHQIPTAR!!! ADRIATIK LLALLA, QË RRJEDH NGA NJË FAMILJE E PERSEKUTUAR PIKËRISHT NGA BABALLARËT KOMUNISTË TË KËTYRE "PRO-AMERIKANËVE" SOT NË PUSHTET, PIKËRISHT SEPSE ISHIN PRO-AMERIKANË DIKUR, NA QENKA CILËSUAR SI ANTI-AMERIKANI MË I RREZIKSHËM NË SHQIPËRI!! PO ASHTU PRO-AMRIKANËT DR.PROF. SALI BERISHA, STUDENTËT DHE POPULLI DEMOKRAT PRO-AMERIKAN SHQIPTAR QË RRËZUAN DIKTATURËN KOMUNISTE MË TË EGËR NË BOTË, REGJIMIN GJAKATAR MË ANTI-AMERIKAN NË BOTË, PIKËRISHT ATË TË BABALLARËVE KOMUNISTË TË KËTYRE SOROSIANËVE "PRO-AMERIKANËVE" QË JANË SOT NË PUSHTET, PIKËRISHT SOT NGA PRO-AMERIKANË DIKUR, NA QENKAN CILËSUAR SI ANTI-AMERIKANËT MË TË RREZIKSHËM NË SHQIPËRI!! GRAMOZ RUÇI, LULJETA BOZO, EDVIN RAMA, TUALET BALLA, BELINDA BALLUKU, ERJON VELIAJ, OLTA XHAÇKA, MIMI KODHELI, BLEDAR ÇUÇI, BLENDI KLOSI E KOMPANI, NA QENKAN BËRË PRO-AMERIKANËT MË TË THEKUR NË SHQIPËRI!!!!! O U DHJEFSHA "PRO-AMERIKANIZMIN" TUAJ SOROSIAN ME GJITHË MENDER REFORMËN TUAJ TË DHJERË SOROSIANE NË DREJTËSI!!!!

XxxL 23/09/2021 12:51

Shqipëria një guvernancë ambasadorësh e zyrtarucësh të huaj mediokër e të korruptuar!

Me z t lart23/09/2021 12:38

Gjoja në emër të standartit dhe ligjit ndotin si në xhungël. Ata nuk janë USA dhe EU që ëndërohet, janë fosile të tyre. Dëmi i BankersPetroleum është me miliona $ në ekonominë tonë duke fshehur prodhimin neto, duke korruptuar qeveritarë nga të dyja krahët dhe antiekollogjikë .

Shto koment

Denonco