PD kundër komisioneve online, PS pro/ Balla: Duhet të vaksinoheni

PD kundër komisioneve online, PS pro/ Balla: Duhet të vaksinoheni

11:11, 23/09/2021
A+ Aa A-

Gjatë seancës plenare, kryetari i grupit parlamentar të PD, Aflred Rushaj, e cilësoi si antikushtetuese vendimin e marrë nga grupi parlamentar i PS, për të zhvilluar punimet nëpër komisione ‘online’ dhe jo në ambientet fizike.

Rushaj theksoi se një hap i tillë ndërmerret kur vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme të kushtëzuar nga fatkeqësia natyrore apo gjendje lufte, por sipas tij, vendi nuk ndodhet në këto nivele.

Ai kërkoi, në emër të grupit parlamentar që përfaqëson që të anulohet ky vendim dhe që punimet në komisione të zhvillohen në godina fizike.

Por kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taluant Balla, doli kundër demokratëbe. Ai po ashtu propozoi gjatë seancës plenare, asnjë deputet në sallën e Kuvendit, të mos pranohet nëse është i pavaksinuar.

“Ajo që dua të sqaroj është ajo që kemi diskutuar në konferencë të kryetarëve. Ajo që dua të sqaroj këtu, është diskutimi që kemi zhvilluar dhe pika më e rëndësishme është që kemi rënë dakord që Kuvendi të vendosë një afat, brenda së cilit në Kuvendin e Shqipërisë të mos hyjë asnjë deputet i pa vaksinuar. Ky është mesazh i fortë i dhënë publikut.

Këtë gjë le ta bëjmë edhe këtu. Besoj që kjo ka qenë një dakordësi e të gjithëve. Përsa i përket vendimmarrjeve, Shqipëria është në situatë të një pandemie. Urdhri përkatës i një zv. ministre të Shëndetësisë thotë se Shqipëria është në kushtet e një pandemie, si i tillë edhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembulli i vendimeve që merr Komiteti i Ekspertëve.

Nuk është një çështje e seancës, është çështje ku është marrë një vendim për seanca të posaçme të komisioneve në ato ambiente që kryesia e Kuvendit ka. Por për këtë çështje nuk shprehet Kuvendi, sepse është diskutuar”, tha Balla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/09/2021 12:47

JA PRA KY ËSHTË PARLAMENTI I RI I MANDATIT TË TRETË TË QEVERISË "PESHKU I MADH-3" TË NJOHUR, TË PRANUAR DHE TË BEKUAR NGA VETË DASH, BE DHE OSBE!!! I MADHI ALFRED CAKO E THA PARA 3 MUAJSH, SOT KOHA PO E PROVON DHE PO E VËRTETON ME FAKTE. JA PRA QË NUK PASKA QENË KONSPIRACION!!! GJITHÇKA, ÇDO LËVIZJE, ÇDO VEPRIM DHE ÇDO VENDIM I KËTIJ PARLAMENTI DO TË JETË VETËM KUNDËR LËVIZJEVE TË BERISHËS DHE PËR TË NEUTRALIZUAR BERISHËN, PASI I RRUAJTËN BYTHËN ME LIGJ NGA GRUPI PARLAMENTAR I PD!!! PRANDAJ ATA LEGENAT KËRKOJNË QË T'I BËJNË SEANCAT ONLINE QË TË MOS JETË BERISHA NË SALLË!!

Shto koment

Denonco