'Ikja e Lulit është ngjarje e sigurtë, por i bën nder vetes nëse dorëhiqet'

'Ikja e Lulit është ngjarje e sigurtë, por i bën nder vetes nëse dorëhiqet'

09:41, 23/09/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Ato pak anëtarë forumesh në PD, nëse duan të jenë të sinqertë me veten, duhet të pranojnë që Luli ka kry punë. Duhe të ta lejojnë të largohet qerësisht nga drejtimi i asaj partie, për të mirën e saj por edhe të mjedisit politik.

Lulzim basha ka kry punë, megjithmend! Me Berishën në mbështetje, me alenacën politike më të madhe të mundshme, me qeverisjen më të keqe të këtyre viteve përballë, Ai humbi zgjedhjet…!!!

Imagjinoni rezultatin në zgjedhjet e tjera, me Berishën në sulm, me anëtarët e partisë që në masë janë inatosur me të, me asnjë aleancë politike…

Kjo quhet të kryesh punë, me punën që bën.

Ikja e Lulit është ngjarje e sigurtë. Sigurisht është çështje kohe. Por pikërisht tek kjo “koha” duhet eksploruar edhe mundësia për vendimmarrje burrash.

Lulzim Basha ka ende mundësi të mbahet mend për diçka pozitive, nëse largohet sa më parë nga drejtimi formal i PD. Do mbahet mend se të paktën hapi krahun dhe i lë radhën dikujt tjetër.

Dua të jem i sinqertë deri në fund, ky tjetri nuk duhet të jetë Berisha. Jo për amerikanizma, por për normalitet. PD nëse do të jetë tërheqëse në elektorat duhet të japë mesazhin se drejtohet nga kryetari i radhës. Se kryetarët ikin e nuk vijnë kur humbin.

Lulzim Basha është i ri për t’u larguar nga politika, por nuk mund të jetë më kryetar i PD. Sepse defakto Ai nuk është. Sepse humbi çdo betejë. Tashmë duhet të lejojë opozitarizmin të gjejë një rrugë tjetër nga ajo që Ai kishte në mendje.

Në do të mbahet mend dhe të jetë ende prezent në politikë, ky është momenti ta tregojë duke u larguar.

Nëse pret zgjedhjet e ardhshme për të provuar se ai s'bën, i ka bërë dëm jo thjesht më vetes, por të tërës… Askush nuk mund të mbijetojë dot përballë mllefit të të tërës!

Është momenti që ky mllef ti drejtohet direkt monizmit që sundon. Luli sot është thjesht një rrufepritës, apo një magnet qç tërheq nga vetja mmlefin që njerëzit duhet tja drejtojnë sundimtarëve monistë!!!

Kaq gjë Lulzim Basha duhet ta kuptojë. Ndaj bën i bën nder vetes, PD, Opozitës dhe Politikës nëse largohet.

Me shumë sinqeritet e dashamirësi e shpreh këtë opinion.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/09/2021 15:25

RESPEKTE I NDERUAR MANJANI!!! SI GJITHMONË I SINQERTË, BRILANT DHE SHKËLQEN NË ATO QË MENDON, SHPREH DHE SHKRUAN!! SOT NUK ËSHTË NË RREZIK VETËM PARTIA DEMOKRATIKE, POR DEMOKRACIA, LIRIA, DREJTËSIA, POPULLI SHQIPTAR DHE SHQIPËRIA!!! PRANDAJ ME ÇDO KUSHT NUK DUHET LEJUAR QË PAZARET SOROSIANE DHE DËSHTIMET E HUMBËSVE, TË PAAFTËVE DHE DËSHTAKËVE TË MARRIN NË QAFË NJË POPULL TË TËRË DHE NJË SHQIPËRI TË TËRË!!! SOT, JO VETËM PD-ja, POR E GJITHË SHOQËRIA SHQIPTARE KA NEVOJË PËR THIRRJEN E NJË KUVENDI KOMBËTAR BURRASH DHE GRASH, TË RINJSH E TË REJASH, INTELEKTUALËSH ME DHE PA PARTI, PËR T'U BASHKUAR KUNDËR KËSAJ KLIKE MAFIOZE SOROSIANE NË PUSHTET QË PO E ÇON SHQIPËRINË DREJT SUNDIMIT TË NJË REGJIMI DIKTATORIAL, DREJT NJË HUMNERE TEPËR TË THELLË QË DO TA VUAJNË SHUMË BREZA ME RADHË!!! LE TË BASHKOHEN TË GJITHA GRUPIMET DHE FRAKSIONET POLITIKE, PAVARËSISHT DALLIMEVE PARTIAKE, NË NJË ORGANIZATË TË PËRBASHKËT ATDHETARE, PATRIOTIKE E PROGRESISTE, NË MËNYRË DEMOKRATIKE, SI DIKUR LIDHJA PATRIOTIKE SHQIPTARE E PRIZRENIT, PËR T'I DHËNË SHPRESË POPULLIT SHQIPTAR PËR PËRPARIM DHE INTEGRIM EVROPIAN DHE PËR TË RRËZUAR ME MËNYRËN MË DEMOKRATIKE ME ZGJEDHJE TË LIRA DHE TË NDERSHME, KËTË PUSHTET KRIMINAL NARKO-MAFIOZ SOROSIAN TË SATRAPIT TË SURRELIT!! PRANDAJ BOLL ME FJALIME, HARTIME, SHKRIME, KRITIKA E DEBATE TELEVIZIVE, MEDIATIKE, GAZETARESKE DHE PORTALESH!!! KOHA NUK PRET! SHQIPËRIA NUK KA MË KOHË PËR TË HUMBUR!!! NËSE VËRTETË SHQIPËRIA KA BURRA DHE GRA PATRIOTE, QË E DUAN KËTË VEND, LE TË MBLIDHEMI!!! TANI ËSHTË KOHA PËR VEPRIME DHE AKSIONE KONKRETE THELLËSISHT DEMOKRATIKE!!! SËMUNDJA SHËROHET VETËM MË ILAÇET E DUHURA DHE JO ME SËMUNDJE!!

t23/09/2021 15:08

Manjani ka te drejte por lulka nuk e lexon syrin,se po ta lexonte duhej te kishte nxjerre perfundime jo vetem nga analistet e sakte qe shkuajne te syri,por edhe nga komentuesit e shumte te syrit te cilet ne pergjithsi kane qenë objektiv,por si fofull e mendjelehte që eshte L.B.ka perbuzje per komentet dhe mendimet,arsyetimet e ndryshme qe botohen te syri

Shto koment

Denonco