‘Berisha erdhi në pushtet me punë’/ Ish-deputetja e PD: Do mblidhet një kuvend anti-Bashë jo antiamerikan

‘Berisha erdhi në pushtet me punë’/ Ish-deputetja e PD: Do mblidhet një kuvend anti-Bashë jo antiamerikan

22:58, 22/09/2021
A+ Aa A-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda ka folur për përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Bashës, pasi ky i fundit vendosi ta përjashtonte nga grupi parlamentar.

E ftuar në emisionin “Aktualitet” me moderatorin Bejdo Malo, Deda tha se kuvendi do të mblidhet sepse ish-Kryeministri Berisha po punon për këtë dhe shtoi se Basha bëri gafën e radhës ditën e sotme kur tha se kjo gjë nuk do të ndodhë .

“Z.Basha doli sot në deklaratë dhe bëri një gafë tjetër të radhës, pasi mori vendim personal për z.Berisha, dhe e siguroj se do të ketë një kuvend anti-vendim Bashe dhe jo antiamerikan. Jam e bindur për këtë sepse po punohet çdo ditë me njerëzit në bazë nga z.Berisha dhe stafi dhe ne që e shoqerojmë. Ne jemi të djathtë. Do të jetë një kuvend që do vërë në vend dinjitetin e PD-së. Ditën që mblidhet kuvendi nuk do të ketë më vendime personale. Vendimet duhet të jenë me shumicë”, u shpreh ajo.

Më tej, Deda e akuzoi Bashën se ka përdorur togfjalëshin Rama-Doshi pas zgjedjeve thjesht sepse ka pasur dijeni për vendimin e DASH kundër Berishës dhe në këtë mënyrë donte t’i paraprinte sfaktit që Berisha duhet të largohet ashtu si Doshi. Deda nuk ka kursyer as vlerësimet për Berishën.

“Mendoj që Basha e ka ditur nga ambasada amerikane. Në fillim tha se do presim fakte, pastaj natën e fundit doli dhe tha po marr një vendim të vështirë. Një njeri që merr vendime nën presion nuk mundet të drejtojë forcën tonë politike. E para është liria e vendimit. Nuk mund të jesh kryetar duke marrë vendime në favorin tënd dhe të dëmtosh të tjerët pa fakte. Pjesa tjetër që më ka bërë përshtypje ishte togfjalëshi që ka përdorur shpesh pas zgjedhjeve ishte Rama-Doshi. Në momentin që Doshi ishte shpallur non-grata ai donte që të përligjte vendimin e mëvonshëm për z.Berisha që do të ishte non-grata dhe duhej të largohej. Basha ishte personi që Berisha e shndërroi nga një pioner dhe katapultoi në PD. Basha largoi figurat e PD-së. Doktor Berisha dihet që është njeriu i virtyteve, që vetëm më punë dhe përkushtim arriti të vinte në pushtet në vitin 2005”, deklaroi ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco