Vasili: Reforma në drejtësi është kapur, vetingu me standard të dyfishtë

Vasili: Reforma në drejtësi është kapur, vetingu me standard të dyfishtë

19:58, 22/09/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, deklaroi se 65 përqind e qytetarëve janë kundër vetingut.

Vasili thekson se procesi i vetingut ishte me standard të dyfishtë, ndërsa akuzoi se drejtësia në vend është e kapur.

“Mbi 65 përqind e qytetarëve janë kundër vettngut. Reforma në drejtësi është kapur. Gjykatat kanë ngelur pa personel. Kemi skandalin e incineratorëve dhe drejtësia nuk vepron. Kemi prishjen e Teatrit dhe prapë nuk lëviz drejtësia. Nëse kjo është drejtësi që nuk e prek qeverinë, ishte më mirë drejtësia që e kishim.

Vetingu ishte me standard të dyfishtë. Shikoni koncensionet, duket sikur po shtrohen rrugët me florinj, se ashtu duhet të jetë, me aq sa kushton një kilometër rrugë. Ne po përballemi pa kompromis me Rilindjen. A ka fajtor edhe për 140 milionët e Bechetit? Sa duket, ende nuk ka. Edhe ekonomia është kapur në vend”, deklaroi Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco