Ish-krerët e PD-së në Korçë dalin në krah të Berishës: I mirëpritur, Basha të dorëhiqet

Ish-krerët e PD-së në Korçë dalin në krah të Berishës: I mirëpritur, Basha të dorëhiqet

19:43, 22/09/2021
A+ Aa A-

Pas ‘foltores' së Sali Berishës të organizuar në Tiranë dhe Fier, ish-drejtuesit e Partisë Demokratike në Korçë, janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit, duke kërkuar largimin e Bashës.

Në një prononcim për mediat, ish kreu i PD në Korçë, Gjergji Papa ka thënë se doktor Berisha është mirëpritur në Korçë.

“Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore me të. Besoj se do të vijë në Korçë dhe unë do jem prezent në takimin e tij” ka thënë Papa.

Gjithashtu Papa theksoi se do të marrë pjesë në takimin e Berishës në “Foltoren me demokratët”, duke shtuar  se e ka mik Berishën dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

Ndërkohë edhe Agron Azillari, i cili ka drejtuar PD në Korçë përgjatë viteve  2005 -2009 kundërshton ashpër vendimin e  Lulzim Bashës, ndërsa deklaron se do të marr pjesë në takimin e liderit historic të PD , Sali Berisha, në ‘Foltore me demokratët”.

“Jam me lëvizjen e z.Berisha dhe do marr pjesë në takimin që do të organizohet në Korçë. Shkak për të dalë kundër Lulit, është fakti i  vendimmarrjes duke anashkaluar rrugën institucionale, Kryesinë apo Këshillin kombëtar.etj, ka thënë Azillari.

Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se shkelja e statutit nga ana e Lulzim Bashës ka qenë e vazhdueshme.

Edhe ish-drejtuesi tjetër i PD në Korçë, Andrea Mano, i cili u dorëhoq pas rezultatit katastrofik të 25 prillit, tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

“Mendimi im është që Basha duhet të japë dorëhqjen dhe të ikë nga posti i kryetarit”, ka thënë ai.

Qartazi ish-krerët lokalë në Korçë në 16 vitet e fundit janë pozicionuar në krah të Berishës dhe kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Disa drejtues të tjerë lokalë, anëtarë kryesie, sekretarë dhe nënkryetarë të degës, të gjithë kanë thënë se do të jenë prezentë në takimin që do të zhvillojë ish-kryeministri Berisha në Korçë dhe shpresojnë që ky të takim të ndodh sa më shpejt dhe se do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që Berisha do të zhvillojë në të gjithë vendin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari 22 shtator 202122/09/2021 23:54

Bravo ju qofte ish drejtusve dhe ish deputeteve te PD të Korçës qe kane vendosur te presin liderin historik Z.Sali Berisha ..

Shto koment

Denonco