VIDEO/ Në mungesë të Ramës, kabineti i ri qeveritar merr 3 vendimet e para

VIDEO/ Në mungesë të Ramës, kabineti i ri qeveritar merr 3 vendimet e para

19:13, 22/09/2021
A+ Aa A-

Kabineti i ri qeveritar është mbledhur sot në mungesë të kryeministrit Rama dhe ka marrë 3 vendimet e para.

Pas nje mbledhje te zhvilluar ne oret e pasdites se te shtunes, 3 nga anëtarët e qeverisë deklaruan për gazetarët tre vendimet e para të marra nga kabineti i ri qeveritar.

Në një kohë që mafia e plehrave ka pushtuar me tym e gazra toksike një pjesë të mirë të bashkive të vendit, Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, bëri me dije amendimin e VKM-së ekzistuese për mënyrën si menaxhohen mbetetjet që nga gjenerimi i tyre deri në pikën fundore.

Nga ana tjeter Zëvendës kryeministri dhe njëherësh Ministri I Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka njoftuar se rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntori, do të përfundojë në shtatorin e vitit 2022.

Ndërsa Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se është nënshkruar një marrëveshje midis programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare për modernizimin e qeverisjës vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco