Selaci: E kemi pritur vendimin e Kurtit për reciprocitet me Serbinë, partia në pushtet ka mbështetje të madhe

Selaci: E kemi pritur vendimin e Kurtit për reciprocitet me Serbinë, partia në pushtet ka mbështetje të madhe

22:01, 21/09/2021
A+ Aa A-

Analisti nga Kosova, Gëzim Selaci, në një intervistë në A Show në Syri Tv, deklaroi se qytetarët në Kosovë e kanë pritur vendimin e Albin Kurtit për reciprocitet me Serbinë.

Selaci thekson se partia në pushtet, Vetëvendosje, ka mbështetje të madhe në publik.

“Reciprociteti është një qasje realisht e duhur. Pjesa veriore e Kosovës duhet të integrohet në sistemin politik të shtetit të Kosovës. Vetëvendosje kur ka qenë në opozitë, ka thënë se do të integrojë veriun e të shohim në do ia dalë.

E kemi pritur vendimin e Albin Kurtit për reciprocitet me Serbinë. Tanimë nuk ka shumë opozitë. Në lidhje me deklaratat e një hoxhe, se beqarët janë më të urryerit e Allahut, ka autoritete të dyshimtë, që flasin gjëra që nuk duhet në publik. Ndaj Covid, qytetarët kanë mosbesim ndaj autoriteteve”, deklaroi Selaci.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco