Lajmi i fundit

SYRI TV LIVE/ 'Foltorja', Sali Berisha takim me demokratët në Dibër

Kurti flet sërish për vendimin për targat: Është reciprocitet, s’është provokim

Kurti flet sërish për vendimin për targat: Është reciprocitet, s’është provokim

21:01, 21/09/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka folur për takimin e sotëm me ambasadorët e QUINT’it i cili erdhi pas tensioneve në veri që u nxitën nga vendimi i qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për targat.

Me anë të një shkrimi në Twitter, Kurti për vendimin ka thënë se i njëjti nuk është provokim e as diskriminim, por sipas tij është masë reciproke.

Ai tha se ose targat duhet të hiqen nga të dy palët, ose të mbahen nga të dy palët.

 

“Ky s’është provokim, as s’është diskriminim. Është masë reciproke, edhe Kosova edhe Serbia janë të dyja edhe gabim edhe drejt. Ose i mbajmë targat të dy shtetet, ose i heqim të dyja. Liria e lëvizjes është e drejtë dhe nuk do të shkelet nga Kosova”, ka shkruar ai.

Kurti po ashtu tha se në takim, ambasadorët e QUINT-it i ka informuar se pas vendimit nuk është shënuar asnjë incident dhe se policia janë në veri për të mbajtur rendin dhe qetësinë.

“U takuam me ambasadorët e QUINT-it për vendimin e djeshëm për targat e makinave që hyjnë në Kosovë. I informova se asnë incident nuk ka ndodhur dhe se policia janë aty për të mbajtur rendin dhe qetësinë”, ka shkruar Kurti.

Më poshtë shkrimi i plotë i tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco