Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Manjani: Ambasadorët përdoren politikisht! Sa herë të dëgjoni Kim është Rama nga prapa

Manjani: Ambasadorët përdoren politikisht! Sa herë të dëgjoni Kim është Rama nga prapa

21:28, 21/09/2021
A+ Aa A-

I ftuar në A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar çështjen e dytë të rëndësishme ‘ një opozitë e fortë apo një kryeministër i fortë?’

Krasta: Çfarë mbështesin ambasadorët?

Nëse Rama si kryeministër i Shqipërisë nuk do që ambasadorët të kenë protagonizëm, ata nuk guxojnë ta bëjnë. Nëse Rama do që ata të flasin ata flasin, nëse do që të mos flasin, ata nuk flasin.

Ambasadorja amerikane është në agjendë politike dhe është kthyer në një ministre të propagandës.

Nuk ka asnjë lidhje me statusin diplomatik të Konventës së Vjenës. Rama korrekt kur thotë se ata nuk kanë punë me çështjet e brendshme, pasi ata nuk merren me çështjet e tij të brendshme por meren me ato të atij tjetrit. Në Shqipëri ambasadorët përdoren sipas agjendës së qeverisë. Rama luan fijet në këtë vend. Sa herë të dëgjoni zonjën Kim është Rama nga prapa. Nuk nxjerr Fugën por nxjerr Kim.

Marrëdhënia diplomatike bëhet në rrugë të përcaktuara nga Konventa e Vjenës. Nuk lejohen as të flasësh apo të bësh shantazhe. Grenell iku nga ambasador i SHBA në Gjermani. Foli dhe ndërhyri në çështjet e brendshme por u largua.

Nëse do të jesh i ndershëm fol për të dyja palët politike jo vetëm për njërën palë. Është një problem i stisur për ti mbajtur njerëzit të angazhuar me punë pa leverdi dhe të nënshtruar ndaj politkës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leonsio22/09/2021 08:53

Bravo , per kurajon qe tregon , jeni shume i sakte ne percaktimin tuaj , keni mbeshtetje te shume njerezve qe une njoh ...

Shto koment

Denonco