Manjani: Zgjatja e mandatit të KPK dhe KPA jo në dorë të partive. Kushtetuta e ka parashikuar zgjidhjen

Manjani: Zgjatja e mandatit të KPK dhe KPA jo në dorë të partive. Kushtetuta e ka parashikuar zgjidhjen

21:12, 21/09/2021
A+ Aa A-

I ftuar në A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar dy çështjet kryesore të javës.

Kërkesa e mazhorancës për bashkëpunimin me opozitën për ndryshimet kushtetuese mbi zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut është çështja e parë e diskutimit.

Manjani: Këto ndryshimet kushtetuese, ku në vitin 2018 filluan punë institucionet e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët dhe sipas kushtetutës, jetëgjatësia e shkallës së parë KPK është 5 vjet dhe apeli apo shkalla e dytë KPA është 9 vjet. Nga viti 2023 mbaron mandati i KPK sipas kushtetutës. PS propozon që të ndryshojmë kushtetutën dhe tja zgjasim mandatin KPK dhe KPA me arsyetimin se nuk ka pëfunduar vetingu. Nuk ka arritur akoma as gjysma e rasteve të vetuara. Edhe sa vjet na duhen për të mbaruar vetingu i gjysmës tjetër.

Krasta: Kjo kërkesë e PS për të zgjatur organet e vetingut, kur sistemi i drejtësisë ka më vetë të parashikuar në kushtetutë që aty të ketë dy organe të vetat për të bërë këtë punë. A është kjo një dublim?

Manjani: Na ka mbetur gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve të pa vetuar nga mbarimi i mandatit të këtyre organeve. Çfarë ndodh kur u mbaron mandati? Kushtetuta e ka dhënë zgjidhjen për këtë rast, nuk ja ka lënë në dorë as Ramës, as Ballës as Bashës me të tijët. Neni 179 pika b e kushtetutës e parashikon se pas shpërbërjes së këtyre komisioneve, rastet  të cilat nuk janë përfunduar, shqyrtohen nga Këshilli i Lartë Gjyqsor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ndihmon inspektoriati dhe drejtori i Prokurorisë së Posaçme.

Kjo është formula kushtetuese. Nëse nuk bëhen këto ndryshime, vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve vazhdon, nuk ndërpritet sepse e ka parashikuar kushtetuta.

Vetingun e bëjnë institucionet e ngritura me ligj.

Vetingu është një proces i natyrshëm që ndodh gjithandej edhe kur ti fillon një punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco