Berisha flet për 'ryshfetin' e Lu: Soros më sulmoi pse mbrojta Kosovën

Berisha flet për 'ryshfetin' e Lu: Soros më sulmoi pse mbrojta Kosovën

19:27, 21/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha e lidh vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit që e shpalli non-grata me miliarderin Xhorxh Soros. Sipas tij i gjithë vendimi është i bazuar në shpifje dhe një vepër e multimiliarderit Soros.

Berisha thotë se Sorosi hartoi projektin për ndarjen e Kosovës, të cilën ish-kryeministri e ka kundërshtuar dhe e ka konsideruar si tradhti kombëtare. Lideri historik tregon se çfarë i ka shkruar Sekretarit të Shtetit, vetëm një orë pasi shpalli vendimin.

“Kam vendosur të nesërmen që shpalli vendimin Sekretari i Shtetit, ta çoj në gjykatë për shpifje. Vendimin e ke të bazuar mbi shpifje. Po pse erdhi ky vendim? Në letrën që i kam shkuar atij, vetëm një orë pas vendimit i them: Zoti sekretar, kjo është vepër e multimiliarderit Soros, korruptorit kryesor të politikës.

Po çlidhje kishte Soros me Berishën? Jua them unë! Ai harton në Beograd projektin, në pamje të parë të ndryshimit të kufijve, në të vërtetë shpërbërje e Kosovës, shtetit të pavarur të Kosovës. Ishte dhënë para e madhe dhe gojët ishin mbyllur, por goja nuk mbyllej kurrë për interesin kombëtar.

Unë e kundërshtova ata që paraqitën projektin. Ia bëra të qartë që kjo është tradhti kombëtare. Është shkelje e kushtetutës së Kosovës dhe nuk mund ta bëjë kush kurrë. Projekti ishte hartuar në zyrat e Soros në Beograd dhe parashikonte se galeritë e Trepçës i jepeshin Serbisë.

Pasi dështuan me këtë, nxorën Novisadin, Minishengenin," tha Berisha, duke e quajtur Minishengenin një tradhti të Edi Ramës.

Berisha hodhi akuza edhe në lidhje me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili sipas tij ishte planifikuar që të nxirrej në pension nga Departamenti i Shtetit. Mirëpo sipas Berishës, Donald Lu u dërgua ambasador në Kirgizistan kundrejt një rryshfeti 10 milion dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco