Berisha: Basha është shkarkuar, forumet e PD-së do të mblidhen

Berisha: Basha është shkarkuar, forumet e PD-së do të mblidhen

19:11, 21/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi nga Fieri edhe deklaratat e kryetarit Lulzim Basha se nuk do të ketë mbledhje të forumeve.

“Vota e lirë është shpëtimtare. E dëgjuat deklaratën e peng-kryetarit. Atij i them një gjë: të gjithë ata që i kapi frika e forumeve, kanë përfunduar keq,” tha Berisha.

“Prandaj mos ki frikë, mos mendo se do i shkelmosh demokratët. Forumet nuk i asgjëson dot kurrë. Mos luaj me pluralizmin sepse kjo parti ka sakrifikuar shumë, ka sjellë pluralizmin në Shqipëri, pluralizmin e vërtetë. Forumet do mblidhen, kuvendi i partisë do të vendosë që çdo kryetar që i lejon vetes të marrë vendime që nuk janë pushtet i tij, që në momentin që shpall vendimin, është i shkarkuar dhe funksioni i kalon nënkryetarit ose sekretarit të përgjithshëm.

Kjo është demokracia. Nuk mund të shkelmojë kush mbi ju më. Do të sanksionohet në statut kjo gjë.

Çka bërë zotëria? Në fushatë elektorale premtonte se do hapte referendumet. Epo thashë unë, qenka pasionuar pas modelit zviceran. Kur shoh, ka hequr referendumin nga statuti i PD-së. Atëherë marrim Kuvendin, vendoset neni i referendumit dhe shkohet në referendum. Jemi në krizë të thellë, do e kapërcejmë të gjithë së bashku,” tha Berisha.

"Ftoj gjithë strukturat e PD të shtrojnë pyetjen, a jeni për t’u shkelmuar nga kryetari apo do i tregoni vendin kryetarit? A jeni ju anti-amerikanë apo është kryetari një peng sharlatan që do t’iu imponojë vendimet antidemokratike, antistatutore. Pse nuk vjen kreytari tek ju? Të arsyetojë si mua. Ka gjetur modelin i thërret kryesitë në Tiranë, po shko nëpër rrethe. Demokratët duhet t’u japësh shpjegim".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco