Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Basha nuk e çon kurrë PD në fitore. Ja si komunikon me Ramën

Berisha: Basha nuk e çon kurrë PD në fitore. Ja si komunikon me Ramën

18:56, 21/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi edhe nga Fieri se kërkon ndjesë për mbështetjen ndaj Lulzim Bashës. Ai tha se Basha dhe Edi Rama vazhdon të komunikojnë.

“Do u kërkoj falje sepse qindra-mijëra prej jush e keni mbështetur Bashën prej mbështetjes që i ka dhënë Sali Berisha.

Por ju garantoj se çdo gjë që keni menduar ju për të, çdo gjë që keni sjell në zyrën time, ia kam thënë natyrisht pa nxjerrë kurrë autorin. Por i kam thënë çdo gjë.

Erdhi këtu dhe ju i bëtë një pritje të mrekullueshme. U thashë gazetarëve se do fitojmë zgjedhjet. Por në krye të javës, Rama i thotë se Luli është i mirë dhe do bashkëqeverisim. Zbritëm në nivelin më minimal në historinë tonë.

A e hapi Basha PD-në? Kurrë.

Ai nuk e dërgon kurrë këtë parti në fitore. Ju ftoj të shtrojmë një pyetje: Do u flas për gjuhën e kodit. Del një ditë kryetari i opozitës, ish-kryetari i opozitës dhe zotohet se do ndryshojë Kushtetutën. Por çfarë do ndryshosh ti në Kushtetutë? Ku i ke votat për të ndryshuar Kushtetutën? Para dy ditësh, Rama krijoi grupin për ndryshimin e Kushtetutës. Pra kjo është gjuhë kodi, thuaje ti që të ndjek unë, se kjo është e imja. Nëse je kryetar i opozitës, çoje popullin në këmbë dhe kërko reformë territoriale,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco