Lajmi i fundit

SYRI TV LIVE/ 'Foltorja', Sali Berisha takim me demokratët në Dibër

Berisha nga Fieri: Mafia e Sorosit kapi reformën në drejtësi

Berisha nga Fieri: Mafia e Sorosit kapi reformën në drejtësi

18:46, 21/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Fieri se Soros ndikoi për kapjen dhe shkatërrimin e reformës në drejtësi.

“Ne bëmë gjithçka si opozitë që reforma të bëhej mbi bazën e parimeve të drejtësisë dhe pastërtisë së gjyqësorit. Ne ishim në një valë të plotë me Komisionin e Venecias. Por të gjithë amendamentet që i hoqëm nga Kushtetuta, Soros me ambasadorët e tij i kthyen në ligje,” tha Berisha.

“Sot në krye të drejtësisë është Sokol Sadushi, prokuror i egër i diktaturës. Sot është Artur Metani, vëllai i ministres së Edi Ramës. Sapo mori detyrën, ai shkoi në hotel Tirana për të marrë ofertën prej 500 mijë eurosh nga Çili. Dhe atij afera iu mbyll shpejt e shpejt. Tjetër, Ardian Dvorani, ish-prokuror i gjyqeve staliniste në Shkodër, shpallet kampion botëror i luftës kundër korrupsionit. Dvorani është gjykatësi, të cilit Albtelekom i pagoi apartamentin 70 mijë euro”.

“Me reformën e Sorosit shkatërruan Gjykatën Kushtetuese, shkatërruan Gjykatën e Lartë. U krijua një stok prej dhjetëra mijëra dosjesh. Çfarë zgjidhje u dha? Ish-gruaja e dytë e Edi Ramës dhe gruaja aktuale e ministrit të Brendshëm u zgjodh për të përzgjedhur dosjet, duke shkelur çdo ligj dhe parim,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco