VIDEO/ Berisha: Rama mban peng Bashën, i futi thikë pas shpine PD-së

VIDEO/ Berisha: Rama mban peng Bashën, i futi thikë pas shpine PD-së

18:33, 21/09/2021
A+ Aa A-

Duke folur në ‘Foltoren ...’ nga Fieri, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës.

Sipas ish-kryeministrit, Basha i ka futur një thikë pas shpine PD-së.

‘Sot duke mbajtur peng kreun e opozitës i futi një thikë pas shpine PD-së me pengun e tij, Lulzim Basha.

Sot ne kemi nisur këtë debat me ju të dashur demokratë. Por ky debat, ju ftoj të zhvillohet mes njerëzve që ju besojnë vlerave, mes njerëzve që i besojnë shpresës dhe ecin drejt fitores. Unë kuptoj se dhjetëra mijëra, anëtarë e mbështetës të PD janë të revoltuar pafundësisht nga akti i pabesë i Lulzim Bashës, por unë ju ftoj ju, ju jeni njerëzit e vlerave, të lirisë dhe të ardhmes së vendit.

Atyre që janë në këtë sallë dhe kanë mbështetur Bashën, të tjerëve që nuk janë këtu dhe e kanë mbështetur, të tretëve që nuk e duan Sali Berishën, më shumë se të gjithë ju, Lulzim Bashën e ka mbështetur Sali Berisha, ndaj ju keni mbështetur kryetarin e PD-së. Unë kam mbështetur kryetarin e PD-së.

Asnjëri nga ne, kurrë ndonjëherë nuk i shkonte ndërmend se kryetari ynë, i marrë peng, do mundej që pa pyetur asnjë njeri, forum, nen statuti, asnjë parim mbi të cilin është ndërtuar PD del me një vendim për te dorëzuar sovranitetin e PD’, tha gjatë fjalës së tij ish-kryeministri Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco