Berisha: Rama është kryeministri më tradhtar që ka njohur historia e Shqipërisë

Berisha: Rama është kryeministri më tradhtar që ka njohur historia e Shqipërisë

18:30, 21/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, në “Foltoren” e tij gjatë tubimit me demokratët në Fier, deklaroi se Rama është kryeministri më tradhtar në historinë e Shqipërisë.

Berisha thekson se çmimi i naftës në vend është ndër më të shtrenjtët në botë, duke shtuar se shqiptarët kanë marrë rrugët e Europës.

“Nafta në Shqipëri ka çmimin e dytë më të lartë në vend. Vendi ynë ka rrogat më të ulëta në Europë. Neobllokmenët plaçkitën vendin. Rama do të na çojë neve andej nga e çon paraja dhe bankonotët e tij.

Rama është kryeministri më tradhtar që ka njohur historia e Shqipërisë. Këta janë vitet më të vështira në historinë politike të vendit, shqiptarët po marrin rrugët e botës”, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco