Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Berisha: Rama e nis mandatin e 3-të me makinë 500 mijë euro

VIDEO/ Berisha: Rama e nis mandatin e 3-të me makinë 500 mijë euro

18:23, 21/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha në “Foltoren” e tij me qytetarët e Fierit, deklaroi se Rama është tradhtari më i madh i kombit shqiptar, pas Enver Hoxhës.

Berisha theksoi se Rama e nisi mandatin e tretë me makinë super luksoze 500 mijë euro, ndërsa populli vuan.

“Të dashur demokratë e demokrate të Fierit. Dua të përulem me nderim para jush. Këta shndërruan Fierin në qytetin më rezistent ndaj narko-shtetit. E pashë se buronte nga zemra juaj “Rama ik”. Rama do mbetet kryeministri më tradhtar në histori të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Rama është kryeministri, që nis mandatin e tretë me veturë super luksoze 500 mijë euro, duke çuar në pikiatë, qytetarët e vendit të tij, teksa i shkon udhëtimi në qindra e mijëra euro, ministrat e babzitur porosisin biftekun, sa tre rroga të një punonjësi. Ju këtu përjetuat historinë më të tmerrshme të mafies së plehrave, Rama iu ka vjedhur ju e taksat e shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco