Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

VIDEO/ Baçi: ‘Foltorja’ e Berishës bashkon jo vetëm demokratët! Do jem në takim

VIDEO/ Baçi: ‘Foltorja’ e Berishës bashkon jo vetëm demokratët! Do jem në takim

17:13, 21/09/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, deputeti i PD Luan Baçi ka folur mbi 'foltoren' e ish-kryeministrit Sali Berisha në Fier gjatë ditës së sotme, si dhe mbi vendimin e Bashës për largimin e doktorit nga grupi parlamentar.

Baçi ka theksuar se kjo lëvizje e marë nga doktor Sali Berisha nuk është një lëvizje që sjell përçarje por sjell një bashkim të munguar mes demokratëve.

Nuk e shoh si një lëvixjës që sjell pasoja përçarëse tek elektorati. Masakra zgjedhore e Ramës duhet të trajtohet me përparësi por edhe problemet tona sado të vogla duhet të trajtohen për tu zgjidhur.

Shoh që kjo lëvizje i bën mirë njerëzve me influencë që janë aktivizuar nga ky takim por që gjatë viteve të opozitës nuk janë afruar apo nuk kanë qënë aktivë.

Jo një lëvizje që sjell përçarje por jemi për një hapje, për bashkim me të gjitha aktorët demokratë dhe njerëzve që gëzojnë reputacion.

Mendoj se çdo e keqe ka njhë të mirë, vendimi për përjashtimin e Berishës është një vendim i dëtyruar por jo një vendim që përjashton doktor Berishën nga historia, por ndryshe ai bashkon të gjithë demokratët.

Ky ka qënë një vendim personal i kryetarit të PD duke marë kosto dhe duke lënë pa kosto strukturat.

Antarësia e PD është e kthellët dhe e qartë që duhet të jemi të bashkuar për të arritur fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Kur kjo lëvizje kur vjen nga doktori dhe dihet se Sali Beriësha është Sali Berisha i cili ka influencë jo vetëm te demokratët por te të gjithë njerëzit, kjo do të thotë që ka bashkim.

Ky vendim do të përballohet nga PD nëse do jemi të gjithë bashkë kundër klikës së hajdutëve që ka kapur shtetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco