Reciprociteti, Haziri: Situata është tensionuar në veri, u bë një hap mbrapa në dialog

Reciprociteti, Haziri: Situata është tensionuar në veri, u bë një hap mbrapa në dialog

17:00, 21/09/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LDK-së dhe kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një intervistë për Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për reciprocitetin e targave që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë.

Haziri thekson se situata aktualisht është e tensionuar në verin e Kosovës, duke shtuar se Kosova është një hap mbrapa në veri.

“Ambjenti është tensionuar politikisht në veri. Ky është një hap para dhe dy hap mbrapa në procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Kjo ngjarje do ketë impakt karshi dialogut dhe dialogu është proces me rëndësi kritike. BE ka kthyer vëmendjen tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti kur ishte në Athinë nuk foli qartë se çfarë ka bërë, duke dalë me synime të trazuara në publik. Procesi i dialogut është i rëndësisë së veçantë, se kombi ynë është drejtuar drejt Perëndimit. Tani që ka reciprocitet, duhet vazhduar me këtë rrugë e nuk duhet lejuar që Serbia të vazhdojë këtë udhë të reciprocitetit karshi Kosovës”, deklaroi Haziri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco