Berisha takime me bazën, Basha takime në zyrë me kryetarët e degëve

Berisha takime me bazën, Basha takime në zyrë me kryetarët e degëve

16:24, 21/09/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha vijon sot takimet me anëtarësinë në qytetin e Fierit.

Ish-kryeministri takohet me bazën e partisë sot në orën 18: 00 në qytetin e Fierit, në kuadër të turit “Foltorja” për një Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur.

Për shkak të zemërimit të demokratëve, Basha është mbyllur në zyrë dhe nuk guxon të udhëtojë askund në Shqipëri për të takuar bazën e PD-së.

Pra, në një kohë që lideri historik Sali Berisha mbledh bazën, kryetari aktual i mbledh kryetarët e degëve në zyrë.

Sipas informacioneve, veç takimit që pati me kryetarët e degëve pak ditë më parë, Basha ka takuar në zyrë pikërisht kryetarët e degëve ku Sali Berisha mban takimin e sotëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco