VIDEO nga SYRI TV/ Përpjekjet e Bashës për të ndalur Kuvendin, Rushaj: 1500 delegatë e mbledhin

VIDEO nga SYRI TV/ Përpjekjet e Bashës për të ndalur Kuvendin, Rushaj: 1500 delegatë e mbledhin

15:33, 21/09/2021
A+ Aa A-

Kreu demokrat Lulzim Basha nuk do të lejojë mbledhjen e një kuvendi, që mund të cilësohet si anti-amerikan. Por nënkryetari i selisë blu, Alfred Rushaj, thotë se nëse mblidhen 1500 firma, të delegatëve, statusi lejon mbledhjen e Kuvendit.

Nga SYRI TV

Ndërkohe që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të lejoje të mblidhet kuvendi kombëtar i partisë, sepse një kuvend i tillë, do ishte anti-amerikan, duket se mbledhjen nuk e pengon dot as vetë kryetari, nëse sigurohen 1500 firma.

I ftuar në emision ‘Opinion’, kreu i grupit parlamentar demokrat, Alfred Rushaj, deklaroi se nëse sigurohen firmat e 1500 delegatëve, në bazë të statusit, thërritet mbledhja e Kuvendit, duke shuar kështu shpresat e Lulzim Bashës, I cili theksoi se nuk do të lejoje një kuvend që mund të etiketohet si anti-amerikan.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupi i PD, me vendim personal të kryetarit Lulzim Basha, ka ndërmarrë një tur me demokratët, për të rikthyer sovrintitetin dhe vlerat Partisë Demokratike, duke paralajmëruar se çështja e përjashtimit të tij, do të shkojë në Kuvendin Kombëtar.

Por një ditë më parë, në mbledhjen e kryesisë së grupit të PD, Basha paralajmëroi se nuk do të lejojë mbledhjen e kuvendit, edhe pse në baze të statusit, nuk ka fuqi ta pengojë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco