Berisha krah Kurtit: Dënoj reagimin destabilizues të Vuçiç dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë

Berisha krah Kurtit: Dënoj reagimin destabilizues të Vuçiç dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë

14:42, 21/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat me Serbinë.

Berisha thotë se ky vendim ishte i diktuar nga Beogradi pas diskriminimit që u bënte makinave me targë të Kosovës që hynin në Serbi.

Ndërkohë ai dënon reagimin destabilizues të presidentit serb, njëkohësisht edhe heshtjen e kryeministrit Rama, të cilit i referohet si argati i Vuçiç në Tiranë.

Postimi i plotë i ish Kryeministrit:

Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbinë.

Te dashur miq, Republika e Kosovës vendosi dje reciprocitetin me Serbinë dmth makinat me targa serbe që hynë në Kosovë detyrohen të vendosin një targë të përkohshme me afat skadimi 60 ditor që kushton euro 5 njëlloj sikundër Beogradi detyronte makinat e Kosovës që kalojnë në territorin e Serbisë.

Pas kësaj mase reciprociteti të imponuar nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targe të Kosovës që udhëtonin në territorin e Serbisë, Serbët në Veri të Kosovës me urdhër të Beogradit reaguan me bllokimin e rrugëve të cilat i çbllokoi policia e Kosovës.

Pershendes këtë masë të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit midis vendeve të barabarta dhe dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiç dhe heshtjen e argatit te tij në Tiranë, Zografi bis ndaj qëndrimit të padronit të tij Vuçiç. sb 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elda 21/09/2021 16:19

KY eshte yll,Dardan I vertete. Vazhdon Shqiperia rralle por prape lind patriote 24 karat Ari,sic pjell edhe kriminele si narkomani zdramsi.

Paradoksi21/09/2021 15:49

Vër çiçi deklaron se dita kur po tentohet vënia e targave nga RK,(për reciprocitet) është dita më e vështirë për serbët. Aq të lumtur janë saqë kjo ditë, e vendosjes më shumë hak nga RK e targave qenka mënxyrë për ata. Pooor Kosova ka qiverinë si motër në TR, veçse me një difekt të "vockël"- i ka humbur TARGA.

Shto koment

Denonco