Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Kuvendi mblidhet të enjten, caktohet përbërja e komisioneve parlamentare

Kuvendi mblidhet të enjten, caktohet përbërja e komisioneve parlamentare

13:51, 21/09/2021
A+ Aa A-

Kuvendi do të zhvillojë seancën e radhës  këtë të enjte, 23 shtator.

Punimet që pritet të nisin në orën 10:00 kanë si rend ditë caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme, mbetur pezull nga seanca e kaluar për shkak se LSI nuk kishte dorëzuar propozimet e saj.

Me 16 shtator, LSI dorëzoi emrat e tre deputetëve të saj, Petrit Vasili, Agron Çela, Erisa Xhixho.

Konkretisht, Petrit Vasili ka kërkuar të jetë anëtar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe zëvendësues pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Deputeti Agron Çela ka kërkuar të jetë anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa Erisa Xhixho anëtare e Komisionit të Ligjeve, anëtare e Komisionit të Integrimit dhe zëvendësuese pranë Komisionit të Medias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco