Në Ditën e Paqes, Meta nderon kujtimin e ushtarakëve shqiptarë të vrarë në misione

Në Ditën e Paqes, Meta nderon kujtimin e ushtarakëve shqiptarë të vrarë në misione

13:43, 21/09/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, duke e shënuar atë me emrat e ushtarakëve shqiptarë të vrarë në misione jashtë vendit.

"Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, - shkroi Meta në Fb -  nderojmë sot kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Atdheut, Kapiten Feti Vogli, Major Klodian Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, të cilët ranë në krye të detyrës, në misione ushtarake jashtë Atdheut, për një botë në paqe dhe më të sigurt.

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo tjetër, duke dhënë në radhë të parë shembullin e vet për ruajten e vlerave dhe parimeve, që përfaqëson kjo Aleancë, në zemër të së cilës është demokracia."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco