Subashi, kryebashkiaku nën akuzë nga KLSH: Mbi 15 milionë euro abuzim me fondet publike

Subashi, kryebashkiaku nën akuzë nga KLSH: Mbi 15 milionë euro abuzim me fondet publike

12:09, 21/09/2021
A+ Aa A-

Armando Subashi nuk është i paditur. Ka qenë jurist, një ndër më të mirët që kish pasur vendi (madje e ruan këtë status). Hoqi dorë nga drejtësia (pasi punoi prej vitesh si kryetar në Gjykatat Mallakastër e Fier, bile, deri tek posti i anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitin 2009, kur PS e afroi pranë vetes për ta ulur në karrigen e parlamentarit. Para këtyre zhvillimeve pati një eksperiencë të tmerrshme me ish-Presidentin Alfred Moisiu në 2004, kur ky i fundit nuk e dekretoi për në Gjykatën e Krimeve të rënda pas “informacioneve të besueshme për korrupsion” nga agjencitë ligjzbatuese të shtetit shqiptar (SHISH). Dokumentet mund të dilnin në media, ashtu sikurse u përhap me shpejtësi ky informacion. Ndaj e gjeti strehën te politika. Kur Rama e thirri për ta kandiduar në bashkinë e Fierit në zgjedhjet lokale të 2015, nuk u mendua dy herë.

Ndaj për ligj nuk ia hidhte njeri. Për “maliq” ishte vetë. Kishte në dorë edhe gurin, edhe arrën. Kishte mundësi që me buxhetin vjetor prej gati 17 milionë eurosh (sipas vitit 2021) por të shtrirë vit pas viti, të bënte punë dhe të kryente edhe ndere.

Pra puna do bëhej, se ishte urdhëri I Edi Ramës për të transformuar të gjitha qytetet e Shqipërisë. Nderet, dinte ti bënte vetë. Që nga 2015 kur mori detyrën, nuk e vriste shumë mendjen; bile mendonte veten të plotfuqishëm, të paprekshëm, qofshin këta eksperët e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kishte miq gjithandej.

Raporti i parë i KLSH mbërriti në bashki për oponencë në janar 2021. Ishte bombë. Në vitin 2019 eskpertët e KLSH kishin nxjerrë abuzim me fondet në afro 500 milionë lekë të reja ose afro 4 milionë euro. Në vitin 2018, auditi konstatoi se në 31 tendera të zhvilluara nga bashkia, kjo e fundit, kishte shkelur ligjin me të dy këmbët për të bërë specifikimet e tenderave që në shumë raste, ekspertët vlerësojnë se kanë qenë të paracaktuara dhe në 25 raste, firmat që anë përfituar fonde publike nuk duhet ti merrnin këto tendera sepse nuk plotësonin kriteret. Demi i llogaritur ishte afro 568 milionë lekë apo 4.5 milionë euro. Në 2020 KLSH auditoi 23 tendera dhe doli në konkluzion se dëmi ishte 631 milionë lekë apo 6 milionë euro afërsisht…/newsbomb.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari24/09/2021 13:21

Ku është SPAK?? Ja pra tek janë PESHQIT E MËDHENJ!! Jam shumë dakord, le të hapen të gjitha dosjet korruptive dhe kriminale të politikanëve dhe të pushtetarëve të të gjitha niveleve të qeverisjes qendrore dhe lokale dhe të gjyqtarëve e prokurorëve që ngecën në rrjetën e vettingut dhe të atyre të menderosurve që u dorëhoqën vullnetarisht e nuk kaluan fare në vetti!! Qindra miliarda euro i janë grabitur popullit dhe buxhetit të shtetit nga këta lloj maskarenjsh këto 30 vjet 'tranzicion i pafundëm demokratik'!! Le ta nisin edhe me rishikimin e dosjes "ARSIDI", për të cilin kyehajduti Fatos Nano u dënua nga Gjykata Shqiptare me burg si hajdut ordiner për grabitjen e 12 milion dollarëve nga ndihmat e botës, por që socialistët e interpretuan si dënim politik, dhe pas daljes nga burgu në 1997 dhe pas ardhjes së tij në pushtet Gjykata Shqiptare nën presionin e qeverisë, padrejtësisht i dha jo vetëm pafajsinë, por e shpërbleu edhe 70 mijë dollarë të tjera!!!! Le të hapen edhe dosjet e ngjarjeve të 1997 për Sali Berishën, ku shteti u shpërbë dhe u shkatërrua!! Le të hapen të gjitha dosjet e aferave korruptive dhe kriminale të kujtdo politikani, pushtetari dhe biznesmeni, por për të bërë drejtësi dhe jo në mënyrë selektive për të bërë presione dhe shantazhe në funksion të politikës së ditës dhe në shërbim të pushtetit aktual të përkohëshëm!! SPAK duhet që t'i fillojë hetimet dhe GJKKO të nisë gjykimet paralelisht, horizontalisht dhe jo me listë selektive apo vertikalisht sipas oreksit të qeverisë aktuale shqiptare dhe mbrojtësve e mbështetësve të saj, qeverisë amerikane thjesht sa për show apo spektakle mediatike si ajo e djeshmja me procesin e ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, një proces dhe një show i turpshëm dhe qesharak. Nga lajmi i bujshëm për kapjen e një "peshku të madh", u katandis as me një cironkë ordinere!!! Ndërkohë që peshqit e mëdhenj, me të vërtetë të mëdhenj, jo vetëm që nuk po i prek askush, por nga dita në ditë po bëhen PESHKAQENË aq të mëdhenj sa nuk ka rrjetë që t'i kapë dhe t'i mbajë!!! Sot nga qeveritë Peshku i Madh-1 dhe Peshku i Madh-2, kemi qeverinë Peshkaqeni-3!!!! Apo as këtë peshkaqen DASH, Yuri Kim dhe SPAK nuk e shikojnë???!!! Apo ç'na duhen këto, tani kemi filmin spektakolar "Dueli Berisha-Basha"??!!!

Shto koment

Denonco