Kulmi/ Veliaj akuzon Berishën për lajme të rreme: Kundërshtarët kokat hëngshin

Kulmi/ Veliaj akuzon Berishën për lajme të rreme: Kundërshtarët kokat hëngshin

22:23, 20/09/2021
A+ Aa A-

Sapo kryeministri Rama është larguar drejt SHBA-së, kryebashkiaku Erjon Veliaj ka dalë në media për të komentuar ngjarjen kryesore të këtyre ditëve: përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

Ashtu siç pritej, Veliaj ka dhënë mbështetjen e tij për vendimin e Lulzim Bashës, njësoj si shumë socialistë të tjerë këto kohë, që kanë fërkuar duart për çarjen në PD.

Por arsyeja që Veliaj jep për largimin e Berishës, është ajo ç’ka ai e quan “kultura e lajmeve të rreme”.

Sipas Veliajt, ishte Berisha që e ndërtoi këtë kulturë të shpifjes dhe të lajmeve të rreme.

Në fakt, kryebashkiaku i Tiranës duhet dëgjuar kur flet për lajme të rreme.

Ai është një nga mjeshtrit e lajmeve të fabrikuara nga zyra e shtypit dhe që më pas shpërndahen nga mediat e blera nga Bashkia e Tiranës.

“Unë kam thënë më parë, që ai njeri do e mbyllë me turp. Po jetove duke shpifur dhe sajuar duke iu hapur gropën njerëzve, atëherë do biesh vetë brenda. Në politikë, biologjia bën të vetën. Nuk besoj se dhe ata ithtarë të Saliut që thonë se ai është e ardhmja. Ai vetëm e ardhmja nuk është. Ai nuk ka as kohë të rehabilitohet. Kur vjen puna të kundërshtarët, them kokën hëngshin. Vetë e gatuan këtë kulturë, të shpifjes dhe lajmit të rremë. Janë po ata që filluan tek lodrat dhe më pas vazhduan te Astiri. Ata morën 3 vite të jetës sonë në Astir.

Kush jeton nga shpata do vdesë nga shpata. Me fundin e Saliut është fillimi i fundit të kësaj politike. Mësimi për të tjerët është që jeto një jetë dinjitoze. Unë besoj që kultura toksike dhe vandale, Tirana digjej për sport nga protestat. Kthehej në një fushë beteje. Shpresoj që Shqipëria do jetë më e mirë me largimin e Berishës dhe Berishizmit. Me grisjen e letrave në Kuvend nga Basha, mendova që nuk ka ikur ende berishizmi” – tha Veliaj.

I pyetur lidhur me bashkëpunimin me opozitën, Veliaj përsëriti qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, se do t’i shtrijë dorën opozitës për bashkëpunim në çështje me interes kombëtar.

“Edi Rama e ka thënë troç, kur vjen radha për Presidentin e ardhshëm, unë do i shtrijë dorën opozitës. Kjo do të jetë për reformën në drejtësi, apo reformën administrative” – tha Veliaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari20/09/2021 23:50

Po flet letyra, gelbaza, gjirizi dhe uturaku i shoqerise shqiptare! Po flet per shpifje fytyra me e shpifur qe i vjen ndot edhe nenes se vet, qe shkoi deri ne Bruksel per te shpifur me jastekun e Marigose se Elvis Roshit te Kavajes, sikur Sali Berisha i kishte çare barkun me thike! Simboli i shpifjes qe e ofendon edhe vete shpifjen!

Alisa CAZIMI20/09/2021 23:05

Ti je nje hajdut me cizme bashke me ate drogaxhiun qe ka iki ne Amerike merreni dhe kete plehren Lulin bashohun.Sales nuk i vjen tek thoji kembes.Do te shikoj ku do perfundosh ti.

Shto koment

Denonco